Flash News

POLITIKOFF

Në lidhje me një studente, zbulohet romanca e re e Pique-s

Në lidhje me një studente, zbulohet romanca e re e Pique-s

Pas ndarjes së tij nga Shakira, Gerard Pique është duke dalë me një studente që punon për të, sipas një burimi të afërt me vajzën. Mbrojtësi i Barcelonës, 35 vjeç, nuk ka humbur kohë pas fundit të lidhjes 11-vjeçare me këngëtaren kolumbiane.

Në lidhje me një studente, zbulohet romanca e re e Pique-s

Vajza quhet Clara Chia Marti, 23 vjeçe, një studente PR që punon për grupin e investimeve sportive dhe mediatike të Pique-s, Kosmos. Dyshja dyshohet se janë takuar ndërsa punonin së bashku dhe janë në një lidhje prej muajsh, por janë përpjekur ta mbajnë të fshehtë për shkak të ndarjes së bujshme të Pique nga këngëtarja latine.

Në lidhje me një studente, zbulohet romanca e re e Pique-s

Një burim i afërt me Clara-n tha për The Sun:

"Gerard dhe Clara janë takuar me njëri-tjetrin për muaj të tërë. Ata kanë heshtur për marrëdhënien e tyre, por të gjithë rreth tyre e dinë se çfarë po ndodh. Njerëzit e afërt e kanë ndihmuar Pique-n ta mbajë të fshehtë romancën dhe i kanë fshirë llogaritë e rrjeteve sociale të Clara-s në mënyrë që mediat të mos mund t'i gjejnë fotot e saj. Kjo i bën njerëzit e tij të mendojnë se është diçka shumë serioze mes të dyve."

Në lidhje me një studente, zbulohet romanca e re e Pique-s

Pique dhe Shakira u ndanë në qershor pas akuzave për tradhti nga futbollisti, i cili thuhet se u kap në shtrat me një grua tjetër. Është raportuar se çifti kishte jetuar veçmas për disa javë përpara njoftimit zyrtar, pasi Pique u dëbua nga shtëpia ku jetonin bashkë me fëmijët.

Të fundit