Flash News

POLITIKOFF

"Ngela pak shtatzënë", Monika Lubonja tregon se për hi të mentalitetit desh dështoi vajzën

"Ngela pak shtatzënë", Monika Lubonja tregon se për hi

E ftuar dje në "E diell" ka qenë aktorja Monika Lubonja e cila ka rrëfyer për publikun një histori prekëse - të cilën nuk e dinim më parë.

Në rubrikën e Ervin Kurtit “N’fermë” tek “E diell”, aktorja tregoi gjatë kohës kur ishte studente në Akademinë e Arteve kishte mbetur shtatzënë duke e quajtur këtë shtatzëni “aksidentale”.

Asokohe aktorja mendoi abortin pasi kishte dhe ëndrra për të ndjekur karrierën. “Ua ç’të gjeti”-i thonte shoqëria, gjë që e shtyu edhe më shumë drejt këtij vendimi. Por ishte e ëma, ajo që e ndaloi Monikën dhe i dha forcë duke i thënë se familja e saj do i dalë për zot fëmijës.

“Isha e dashuruar në shkollë, ngelëm pak shtatzënë, aksidentalisht. Shoqëria më thoshte “ua e tmerrshme ç’të gjeti ty”. Kisha në plan të parë të bëja filma, teatër se sa kisha filluar të luaja dhe vajta ta abortoj vajzën. Mamaja ime duke qenë mjeke e sinjalizuan dhe më tha “të merr, s’të merr ai, këtë fëmijë do ta bësh, edhe ne do të dalim për zot”, tregoi Monika.  

 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Top Channel (@topchannelalbania)

Të fundit