Flash News

POLITIKOFF

Olivia Wilde u përgjigjet njerëzve që e quajtën “të pavend” komentin e saj mbi partnerin e Rihanna-s

Olivia Wilde u përgjigjet njerëzve që e quajtën

Olivia Wilde u detyrua të bënte një reagim mbi faktin që e quajti A$AP Rocky-n “hot” dhe njerëzit menjëherë iu vunë kundër.
 
Olivia u emocionua nga videoja ku A$AP Rocky, filmonte performancën fantastike të partneres së tij, Rihanna, në Super Bowl Halftime Show. Ajo postoi videon në Instagram (tashmë të fshirë), duke shkruar “Nëse në fillim mendoja se ishte seksi, kjo më bëri të çmendem”. Menjëherë, njerëzit nisën të publikonin statuse në Twitter dhe ta quanin postimin e aktores dhe regjisores si “të pavend” dhe “të papërshtatshëm”.
 
“Kjo është e papërshtatshme” tha dikush; “Ajo duhet të qetësohet”, shkroi dikush tjetër sigurisht, Olivia bëri një reagim duke thënë: “Është seksi ta respektosh partneren tënde! Sidomos kur partneri bëri këtë!”, shkroi ajo referuar veprimit të Rocky-t.

Reperi ishte më krenar se kurrë për Rihanna-n dhe gjatë performancës së saj, filmoi dhe fotografoi çdo çast. Gjithashtu, edhe xhaketa e tij tregonte mbështetjen ndaj partneres, pasi kishte rikrijuar posterin me të cilin Riri njoftoi performancën në SuperBowl. Riri dhe A$AP janë në pritje të fëmijës së dytë dhe Rihanna e zbuloi barkun e rrumbullakosur në fillim të performancës. Së bashku, ata kanë edhe një djalë të vogël, emri i së cilit ende nuk është bërë me dije.

Të fundit