Flash News

POLITIKOFF

Ora apo Waititi? Cili është mbiemri që ka vendosur të mbajë Rita

Ora apo Waititi? Cili është mbiemri që ka vendosur të

Rita Ora mund të jetë një grua e martuar, por do të ketë mbiemrin e saj. Në një intervistë, ylli britanik i popit foli për martesën me Taika Waititi vitin e kaluar dhe zbuloi se ajo ka zgjedhur të mos marrë mbiemrin e regjisorit fitues të Oskarit.

"Unë ende do të jem 'Rita Ora'. Më duket sikur ka qenë një shekull e gjithë përvoja me këtë mbiemër." - u shpreh artistja në një intervistë së fundmi.

Ndonëse përflitej prej kohësh vetëm me 27 janar 2023, Rita konfirmoi martesën e saj publikisht, në një intervistë në “Heart Breakfast”.

“Po (jam e martuar). Unë jam zyrtarisht jashtë tregut. Zgjodha ta mbaja më private dhe ta mbaja më shumë për vete”- tha këngëtarja me origjinë shqiptare.

Kjo dalje e saj erdhi përpara publikimit të videoklipit të saj me temën e dasmës, për këngën e titulluar “You Only Love Me”, me të cilën këngëtarja duket se do të rikthehet në muzikë. Çifti u lidhën për herë të parë në maj 2021 kur u fotografuan duke u relaksuar me njëri-tjetrin në Sydney, Australi.

Të fundit