Flash News
Sherr brenda kafazit të xhamit, të pandehurit dhunojnë njëri-tjetrin në GJKKO
Vala e të nxehtit vjen në Shqipëri, temperaturat deri në 40 gradë
Panik në pushtet? Rama sulmon protestuesit që kërkojnë largimin e tij: Budallenj, mendje të cekëta
Këmbimi valutor 15 qershor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro
“Rama ik”, shqiptarët e Gjermanisë protestë në Berlin kundër qeverisë
Për çfarë u takua McGonigal me Ramën? Ish-e dashura e zyrtarit të FBI-së jep detaje

Allison Guerriero, ish-e dashura e Charles McGonigal, personi i cili denoncoi aferat e ish-zyrtarit të lartë të FBI-së, ka folur për çështjen ku përfshihet dhe emri i kryeministrit Edi Rama.
Në një intervistë për emisionin Review në Euronews Albania, Guerriero ka treguar mënyrën se si arriti t’i kuptonte aferat në të cilat ishte përfshirë ish-zyrtari i lartë amerikan i kundërzbulimit.
Ajo tha se ai ishte justifikuar duke i thënë se i fitoi në loto në një ndeshje bejsbolli. Për sa i përket marrëdhënies së ish-zyrtarit të FBI me kryeministrin Rama ajo e cilëson si një miqësi të pazakontë.
Sipas saj McGonigal ka udhëtuar shpesh në Shqipëri dhe Kosovë pa ia raportuar takimet që ka pasur FBI-së.
Jonida Shehu: Si ndiheni në këtë periudhë?
Allison Guerrero: Ndihem mirë. E dija që kjo ngjarje do të dilte dhe jam e lumtur që bashkëpunova me Insider që ka shkruar një artikull fantastik. Nuk doja që të ishte një thashethem, doja të jepja një intervistë që çdo gjë që thuhet për mua të vinte nga unë.
Si ju ka trajtuar media pas publikimit të aferës McGonigal?
Allison Guerrero: Ndihem mirë, nuk kisha idenë që Charlie po bënte atë që po bënte. Jam e shokuar që ai po punonte me Rusët dhe po merrte ryshfet nga ata. Jam e kënaqur që po mbulohet nga media kjo ngjarje sepse ai duhet të shkoj në burg për një kohë të gjatë.
Në shkrimin e Bisnes Insider thuhet se ju i keni dërguar një e-mail shefit të FBI-së ku i shkruani se duhet të shoh me kujdes marrdhëniet jashtë martesore të McGonigal dhe marrëveshjet me Shqipërinë. Për çfarë marrëveshjesh e kishit fjalën?
Allison Guerriero: Nuk e di cilat ishin marrëveshjet, nuk e mbaj mend çfarë kishte në atë email sepse kam qenë e dehur kur e kam dërguar. Më kujtohet që e kam dërguar atë email dhe dija që ai do të shkonte në Shqipëri dhe Kosovë pa i treguar FBI-së dhe kjo është e gjitha që unë di. Nuk di më tepër detaje në lidhje me këtë.
Kë do të takonte në Shqipëri McGonigall? Në dijeninë tuaj kë do të takonte dhe çfarë qëllimi do të kishin këto takime?
Allison Guerriero: Ai do të shkonte në Shqipëri të takohej me Kryeministrin Edi Rama, por nuk më tregonte se kush ishte objekti i takimit.
Çfarë raporti ka pasur McGonigall me kryeministrin Edi Rama?
Allison: Unë besoj se ishin miq personal dhe flisnin shpesh në telefon më njëri-tjetrin.
Allison Guerriero: Charli ka marrë në telefon kryeministrin Rama në praninë time jo shpesh, por shpesh më thoshte që e kishte mik të mirë.
A e njihni Agron Nezën? Një person bashkëpunëtor i afërt i ish- të dashurit tuaj, a kishit dëgjuar për të?
Allison Guerriero: Unë asnjëherë nuk e kam takuar z. Neza, nuk e njoh. Charli e ka përmendur si një mik të tij dhe kaq. Dhe që kishin udhëtuar bashkë për në Shqipëri, në Vjenë edhe për në Kosovë me makinë nga Shqipëria.
Allison Guerriero: Ne të dy kishim besim tek njëri-tjetri shumë, por nuk diskutonim gjëra për punën tonë në mënyrë të detajuar. Unë thjeshtë merrja informacionet bazike se ku ai do të shkonte dhe kë do të takonte, por nuk dija dhe nuk më thoshte që kishte gjëra të paligjshme në këto aktivitete.
Nuk ju kishte lindur ndonjë dyshim?
Allison Guerriero: Jo sepse unë e besoja shumë atë.
Si ishte momenti kur vendosët të dërgonit emailin? Pse e bëtë?
Allison Guerriero: E kisha shumë mik William F. Sweeney, ne ishim miq të ngushtë dhe kisha shumë besim tek ai. Ka pasur një rast që unë mendova se ai më tradhtoi dhe nuk kishte të bënte shumë me Charlin. Atë ditë që unë dërgova emalin ishte varrimi i një anëtari të afërt të familjes sime dhe isha e dehur dhe bëra një gabim që nuk duhet ta kisha bërë.
A jeni penduar që e keni dërguar Emalin dhe ke denoncuar McGonigal?
Allison Guerriero: Nuk jam penduar që kam dërguar emalin, jam penduar që e kam dërguar në gjendje të dehur. Mund ta kisha bërë më mirë nëse do të isha esëll. Po nuk jam penduar që e kam dërguar atë email.
Çfarë përgjigje more nga shefi i FBI miku juaj dhe kolegu i MCGonigal? Çfarë ndodhi pas atij emali?
Allison Guerriero: Asgjë nuk ndodhi, ai më injoroi. Dhe nuk besoj që ky hetim është nxitur nga ai email. Besoj që hetimi për McGonigal ka nisur dy vite më pas, pra nuk kam qenë unë burimi i asnjë informacioni që ishte bazë për të nisur një hetim. Asgjë nuk erdhi nga ai email.
FBI ka ardhur në shtëpinë tuaj dhe ju ka treguar disa foto?
Allison Guerriero: Po më bën një thirrje për tu paraqitur dhe për të përcaktuar nëse do të isha një dëshmitare e mirë kundër McGonigal. Më intervistuan dhe më pas vendosën që unë nuk kisha asgjë për të ofruar si dëshmitare. U vendos nga organi hetimor që të mos kualifikohesha si dëshmitare.
Çfarë pyetjesh ju bëri FBI në lidhje me Shqipërinë?
Allison Guerriero: Po më pyetën për Shqipërinë ju thash jo më shumë se ju thash ju në këtë intervistë që nuk di asgjë se çfarë po bënte Charlie në Shqipëri. Nuk dua të them shumë sepse nuk dua të riskoi se mund të komprometoj rastin kundër tij do të dali çdo gjë në gjykatë. Do të lë gjykatën të bëj punën e vet dhe provat të flasin vetë të gjitha përgjigjet do të merren në kohën e duhur.
A ju kanë kontaktuar njerëz të afërt të McGonigal përfshirë edhe njerëz nga Shqipëria?
Alison Guerriero: Jo dhe këtu unë mbarova nuk ka më përgjigje. Nuk më ka kontaktuar askush.
Si jeni njohur me Charle McGonigal?
Allison Guerriero: Ne patëm një marrëdhënie shumë të mirë. Ai u kujdes shumë për mua kam patur shumë përkëdhelje nga ana e tij. Unë kam patur shumë probleme shëndetësore dhe ai më ka trajtuar shumë mirë dhe e vlerësoj atë përkujdesje që ka patur për mua.
Allison Guerriero: Gati 18 muaj? Kishim miq të përbashkët për një farë kohe jetuam bashkë ai e njihte familjen time. Njihte kushërinjtë e mi njihte babain tim, kemi shkuar bashkë në aktivitete, funerale apo festa bashkë. Kemi patur shumë miq të përbashkët që kanë qenë kolegët tonë që i kemi njohur përmes punës por edhe njerëz të tjerë.
Çfarë pune bënit ju në atë kohë kur keni qenë me McGonigal?
Allison: Unë jam kontraktore e sigurisë, por nuk mund të flas sepse është sekret pune. Po punoj si kontraktore për disa kompani dhe bëj analiza të sigurisë midis agjencive të ndryshme federale dhe qeveritare të qeverisë së SHBA.
Çfarë stili jetese kishte McGonigal?
Allison Guerriero: Ishte më shumë më materialist se sa unë. Ai pëlqente restorantet e shtrenjta ndërsa unë preferoja të shkoja në një fast-food të zakonshëm. McGonigal pëlqente verërat e shtrenjta, rrobat e shtrenjta dhe më dukej sikur i pëlqente jeta e “New York”. I pëlqente të ishte afër pushtetit dhe parasë më shumë se sa mund të ishte edhe shija ime. Përpiqej të linte përshtypje tek njerëzit nga ana materiale.
A bënte McGonigal një stil jetese që përputhej me të ardhurat e tij?
Allison Guerriero: Nuk e di, sepse nuk shpenzonte shumë për mua, thjesht shkonim në restorante të shtrenjta. Nuk jam një person materialist dhe nuk i kam kërkuar asnjëherë të më blinte gjëra. Gjithmonë shkonte në vende të shtrenjta por më thoshte që ishte për punë. Tani që shoh akuzat, edhe unë pyes veten se nga i kishte marrë ato para?
Më përshkruaj pak momentet kur keni parë çanta me para në shtëpi?
Allison Guerriero: Në një mëngjes kur ne po shkonim për në punë, më ra në sy afër këpucëve në dysheme një çantë plastike me para të thata. E pyeta se për kë ishin dhe nga vinin, por më tha që kishte vënë një bast në një lojë bejsbolli dhe kishte fituar. Unë e besova sepse nuk kisha arsye për të mos e besuar. Unë isha e zënë me punët e mia dhe thashë: OK, shumë bukur! Nuk i kushtova shumë rëndësi veprimeve të tij. Gjatë marrëdhënies tonë në janar të 2017 unë kam patur një ndërhyrje vazektomi e dyfishtë dhe kam qenë shumë e shqetësuar për veten time. Nuk kam patur shumë mendjen se çfarë bënte Charlie. Kisha punën dhe një sëmundje të rëndë.
A ke patur dyshime për të ardhurat e tij?
Allison Guerriero: Nuk kam patur dyshime për të ardhurat e McGonigal. Vetëm atë çantën me para ku pashë një sasi të madh parash të cilën e vura në pikëpyetje. Në New York të kesh para cash 5-10 mijë dollarë nuk është ndonjë gjë e madhe, është vetë jeta e tillë dhe është e zakonshme që njerëzit të kenë aq para me vete. Nuk e kam parë herë të tjera të vijë me çanta të mëdha me para në dorë, që të më bënte të dyshojë.
Kush ishte momenti që ju bëri të dyshonit dhe më pas këto dyshime ti përmblidhnit në një email dhe t’ja dërgonit shefit të FBI?
Allison Guerriero: Sweeny ishte një mik shumë i mirë i imi. FBI po hetonte një rast tjetër ku unë u mora si dëshmitare dhe më trajtuan jashtëzakonisht keq, mu duk sikur Billi më kishte tradhtuar. Juria e madhe vendosi të mos e hapte hetimin dhe gabimisht u deha një natë dhe i dërgova atë email ku i thoja nëse nuk po gjykoni ketë krim pse nuk shikoni Charlie që ka marrëdhënie jashtëmartesore me mua sepse Bill na njihte. U ndjeva e tradhtuar, isha e zemëruar ndaj Bill që e njihja prej shumë vitesh edhe më përpara se Charlie, kjo është prejardhja e atij emaili.
Pse i përmendet në email udhëtimet e tij në Shqipëri? Çfarë dyshonit ju për udhëtimet e tij në Shqipëri?
Allison Guerriero: Nga fundi i marrëdhënies sonë e ndjeva se diçka nuk po shkonte por nuk e dija çfarë. Kurrë nuk imagjinoja që do të tradhtonte SHBA-në. Për ketë jam e zemëruar që nuk më ka tradhtuar vetëm mua, familjen time dhe të tijën, por edhe SHBA-në vendin tonë. Armiqtë e Amerikës janë edhe armiqtë e mi, besoj se ai duhet të jetë në burg për gjithë jetën e tij për atë që ka bërë. Jam e sigurt që mund të ketë shumë më shumë se ato akuza që Charlie mund të ketë bërë si në Shqipëri, me rusët, por edhe në vende të tjera të Ballkanit. Por edhe këtu në SHBA që ka kompromentuar sigurinë kombëtare, por edhe të vendeve të tjera të NATO-s.
Pse jeni e sigurt që në Shqipëri ka patur raporte të rrezikshme?
Allison Guerriero: Charlie më thoshte që ishte mik me Kryeministrin Rama dhe mu duk e pazakontë që një agjent i këtij niveli të lartë të FBI të ketë një miqësi të tillë. Ata shpesh flisnin në telefon me Viasat dhe më tregonte foto që kishin qenë bashkë. Më dukej një miqësi e pazakontë. Kur Rama ishte në New York, Charlie më tha që ata kishin ngrënë darkë bashkë në një restorant të shtrenjtë dhe për mua kjo ishe një gjë që një agjent i FBI nuk duhet ta bënte.
A takoheshin shpesh McGonigal dhe Rama?
Allison Guerriero: Në Shqipëri janë takuar, dhe Charlie më ka çuar një tekst në shtator të 2017-ës kur ishte atje. Më tha që do të udhëtonte në Shqipëri dhe në Kosovë.
Ai ju tregonte udhëtime të cilat nuk i kishte raportuar tek shefat e tij, do të thotë që kishte besim tek ju apo jo?
Allison Guerriero: Në Fakt ai thjesht më ka treguar disa foto peizazhi të Shqipërisë. Ishte thjeshtë duke më thënë që ishte i zënë me punë dhe më dërgoj foto me kryeministrin Rama që tashmë e ka FBI.
Jonida: Bënit biseda me të për punën?
Allison: Jo nuk flisnim për punën. Apo për kolegët e tij apo ato që bënte ai në punë.
Jonida: A keni qenë ende bashkë kur i ke dërguar emalin FBI?
Allison: Jo ne ishim të ndarë në atë kohë.
Jonida: Ai nuk ishte në dijeni të emalit që ju dërguat?
Allison: Tani është por në atë kohë nuk besoj se e dinte. Por nuk e di sepse nuk kam folur me Charlie prej 2019.
Jonida: A mendon se ai është mërzitur për këtë?
Allison: Po besoj se po. Unë shpresoja se emri im të mos dilte asnjëherë. Kur njerëzit më thanë që do të dilja në lajme vendos që meqenëse kam patur më parë probleme me alkoolin dhe me gazetarin e Inside kam patur shpesh kontakt të bashkëpunoja me të. Por do të doja që askush të mos e dinte.
Jonida: Je ndjerë e gënjyer apo e përdorur në mardhënjen me McGonigal?
Allison: Po, por e kam kaluar tashmë.
Jonida: A ju kishte premtuar që do të martoheshit bashkë? Çfarë planesh bënit?
Allison Guerriero: Nuk kemi folur për martesë. Nuk dua të jem aspak e martuar nëse do të doja të isha e martuar do ta kisha bërë vite më parë sepse jam 49 vjeç. Nuk doja fëmijë, më pëlqen të jem beqare më pëlqen shoqëria e një të dashuri dhe Charlie jepte një shoqëri të mirë, ishte sharmant. Ishte tip i dalë dhe njerëzit tërhiqeshin prej tij nga ana shoqërore dhe donin të ishin përreth nesh sepse ne ishim të dy njerëz të tillë, dhe ishim të përfshirë në shoqërinë e lartë të Neë York, është një rrjet i mbyllur, por i lartë i forcave të sigurisë. Doja vetëm të isha e dashura e tij.
Çfarë ju bëri të mërziteshit me McGonigal që më pas dërguar emailin?
Allison Guerriero: U mërzita sepse kur isha e dashura e tij mendoja që ai do të ndahej shpejt, por nuk e kisha idenë që martesa e tij ishte paprekshme. Kur më tha që nuk ishte ndarë asnjëherë, nuk do të divorcohej asnjëherë dhe se kishte një jetë tjetër në Maryland ku shkonte një herë ose dy herë në muaj më ra bota sipër, u shkatërrova. Tani po që ndihem mirë sepse është një tradhtar që ka dëmtuar njerëzit në SHBA dhe Shqipëri.
Si ishte marrëdhënia me familjen e tij?
Allison Guerriero: Kishte marrëdhënie shumë të mirë me fëmijët e tij shpenzonte kohë me ta njëherë apo dy herë në muaj me ta. Unë jam pak e tmerrshme për gruan e tij, për këtë kam shkruar edhe në rrëfimin që kam dhënë për Insider, më vjen keq çfarë i kam shkuar asaj gruaje. Nuk dua që familja e dhe fëmijët e tij të preken.
Ju i keni dërguar email të vazhdueshme gruas së tij. A është përgjigjur ajo?
Allison Guerriero: Ajo merrte në telefon babin tim dhe e ngacmonte atë ai asnjëherë nuk reagoi. Të dyja i kemi bërë keq njëra-tjetrës por janë në të kaluarën. Ajo pati edhe një padi kundër meje ku gënjeu që unë mund ti kisha shkaktuar vdekjen. Gruan e tij asnjëherë nuk e kam takuar. Më pas arritëm një marrëveshje dhe është pjesë e gjykatës në Maryland. Sa për telefonatat që I kam bërë, thjeshtë kam qenë e dehur dhe kam shtypur numrin e saj pa pushim.
A kishte njerëz të tjerë që mund të dinë të fshehtat e McGonigal?
Allison Guerriero: Kishte një shok të përbashkët që më tha që dinte se Charlie kishte një të dashur dhe unë i thashë se: Jam unë!
Sipas jush a është i fajshëm McGonigal?
Allison Guerriero: Po për mua po.
Allison Guerriero: Ishte i sjellshëm shumë i përkushtuar. Njeri i lumtur, bujar, i pëlqente të bënte ndere dhe favore. Nuk ka qenë asnjëherë i egër. Profesionalisht ishte shumë i zoti.
Po tani çfarë mendon për të?
Allison Guerriero: Tani e konsideroj tradhtar. Nëse do ta dija nuk do të kisha qëndruar me të. Jam e tej mbushur me zemërim dhe mendoj se e meriton atë që do të marri. Nuk ja kisha idenë që ishte i përfshirë me Rusët mendoja që vetëm kishte shoqëri me Ramën dhe e besoja atë. Tani e konsideroj një njeri të lig, që ka tradhtuar vendin. Është aq djallëzor sa dhe vet Putini sepse ai punonte për FBI-në, ai ndërroi ekipin për para. Jam shumë e habitur pse e ka bërë.
Si po diskutohet kjo çështje tani atje?
Allison Guerriero: Nuk po e ndjek shumë sepse jam e zënë me punë. Por e gjithë media jonë dhe të dy krahët politikë janë të zemëruar. Tani është një person i urryer.
Allison Guerriero: Ai është i lirë me garanci.
Ka bërë ndonjë tentativë për të komunikuar me ju?
Allison Guerriero: Jo nuk ka bërë asnjë tentativë.
A mendon se rrezikon një dënim të rëndë?
Allison Guerriero: Nuk e di, thjesht di që ka një avokat të shkëlqyer. Duhet të presim vendimin e gjykatës mbase do të bjerë në ujdi që të bëj një dënim më të vogël dhe të vet shpallet fajtor, ose të mos i pranoj dhe të vlerësoj juria nëse do shpallet fajtorë.
A mendon se do ta takosh një ditë?
Allison Guerriero: Jo nuk kam frikë. Nuk frikësohem kolloj, aq më pak nga ai.
Allison Guerriero: Nuk më ka prekur as mua, as familjen time, jemi thjesht të habitur dhe të mërzitur pse e ka bërë. Kushërinjtë e mi dhe im atë kanë një lloj pështirosje ndaj tij.
Allison Guerriero: Unë jetoj vetëm dhe jam beqare./euronews/
Të fundit
'Me leje gjyqtar...' si nisi përleshja fizike brenda kafazit të xhamtë në GJKKO
15 Qershor 2026, 12:41
Botërori 2026/ Spanja dhe Belgjika zbresin sonte në fushë
15 Qershor 2026, 12:31
Koçeku braktis PS-në, plas revolta: Dorëzo mandatin, në Kuvend hyre me votat e PS-së
15 Qershor 2026, 12:18
Deri në mars 2026, Veliaj dhe i vëllai kanë paguar 430 mijë dollarë për lobim
15 Qershor 2026, 12:05
Sherr brenda kafazit të xhamit, të pandehurit dhunojnë njëri-tjetrin në GJKKO
15 Qershor 2026, 11:50
Vala e të nxehtit vjen në Shqipëri, temperaturat deri në 40 gradë
15 Qershor 2026, 11:35
Video/ "Kushner nuk po negocion, po arrin një m*t”, Rama humb toruan me gazetaren amerikane
15 Qershor 2026, 11:16
Digjet banesa, katër vëllezër humbin jetën nga zjarri në Greqi
15 Qershor 2026, 10:32
Merrte pagesa për aplikime dhe studime jashtë vendit, administratori përballet me gjykatën
15 Qershor 2026, 10:25
Vrasja në Mirditë, viktima i kishte shpëtuar një atentati tre muaj më parë
15 Qershor 2026, 10:07
16 ditë protestë/ Pollo: Asnjë përpjekje për dialog, pse nuk reagojnë institucionet?
15 Qershor 2026, 10:01
Pse Bullgaria ndaloi furnizimin me armë të Ukrainës?
15 Qershor 2026, 09:37
Vritet me armë zjarri një person në Mirditë, identifikohet viktima
15 Qershor 2026, 08:54
Këmbimi valutor 15 qershor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro
15 Qershor 2026, 08:41
Temperaturat maksimalet arrijnë në 30°C, parashikimi i motit për sot
15 Qershor 2026, 07:57
Ombrella amerikane fillon të mbyllet për Ballkanin
15 Qershor 2026, 07:35
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
15 Qershor 2026, 07:00
Gjermania e nis vrullshëm Kupën e Botës 2026, mund 7-1 debutuesit e Kurasaos
14 Qershor 2026, 21:53
Mbyllet protesta, nis marshimi në rrugët e Tiranës: Revolucion! Rama largohu!
14 Qershor 2026, 21:40
Persona të maskuar filmojnë turmën, qytetarët i evidentojnë me lazer
14 Qershor 2026, 21:18
Botëror 2026/ Turqia humbi, por fitoi famë tifozi “horror” që po bën xhiron e botës
14 Qershor 2026, 20:51
Forma e pazakontë e protestës në Holandë, shqiptarët në Hagë me këngë polifonike
14 Qershor 2026, 19:36
Sheshi “Skënderbej” mbushet plot, nis marshimi i protestuesve drejt Kryeministrisë
14 Qershor 2026, 18:46
Pushteti i korrupsionit dhe propagandës po shembet e mbi të Shqipëria reale po ngrihet
14 Qershor 2026, 18:24
Gjyqtarët e Botërorit 2026 me paga rekord
14 Qershor 2026, 17:59
“Rama ik” jehonë në Mynih, diaspora shqiptare në protestë në Gjermani
14 Qershor 2026, 17:38
Media gjermane ZDF jehonë protestave në Tiranë: Rritet presioni ndaj qeverisë Rama
14 Qershor 2026, 17:14
Arrestohen 5 serbë për masakrën e Reçakut, Prokuroria dhe Policia zbardhin detajet
14 Qershor 2026, 16:46
Reagim nga Brukseli për protestat në Shqipëri, PDE: Rama të dëgjojë zërin e qytetarëve
14 Qershor 2026, 16:24
“Rama ik”, shqiptarët e Gjermanisë protestë në Berlin kundër qeverisë
14 Qershor 2026, 15:38
Botërori 2026/ Gjermania dhe Holanda zbresin sot në fushë
14 Qershor 2026, 15:20
Mes kritikave, BE-ja pret talibanët për herë të parë në Bruksel
14 Qershor 2026, 15:01
Tragjedi në Prizren, 27-vjeçari vritet me thikë pas sherrit mes kushërinjve
14 Qershor 2026, 14:41
Haiti – Skocia, një ndeshje që riktheu magjinë e futbollit
14 Qershor 2026, 14:18
Shqipëria jashtë fushës, por në lojën e milionave të Botërorit
14 Qershor 2026, 13:58
Berisha - Ramës: Jep dorëheqjen, protestat nuk do të ndalen
14 Qershor 2026, 13:25
Marrëveshja për t’i dhënë fund luftës Iran-SHBA shumë afër
14 Qershor 2026, 12:58
Si u trafikuan tonelata me kokainë nga Amerika Latine në portet e Europës
14 Qershor 2026, 12:51
Barazimi në debutim, Ancelotti: Kupa nuk fitohet në ndeshjen e parë
14 Qershor 2026, 12:30
Përplasen dy mjete në aksin Pogradec–Lin, humb jetën një pasagjere, plagosen tre të tjerë
14 Qershor 2026, 12:16
Gjendet i pajetë 25-vjeçari në Astir
14 Qershor 2026, 11:28
Shqipëria, me një përqindje të lartë të vajzave që shkëlqejnë në matematikë
14 Qershor 2026, 11:14
Nga Tirana në New York, diaspora shqiptare ngrihet në protestë kundër Ramës
14 Qershor 2026, 10:51
Prej 2 javësh shqiptarët në shesh, Ramës i qan zemra për turizmin: Po dëmtohet sezoni
14 Qershor 2026, 10:14
Kina tejkalon Rusinë si investitori më i madh i huaj në Azinë Qendrore
14 Qershor 2026, 09:54
Tiranë/ Efektivi i jep fund jetës me armën e shërbimit
14 Qershor 2026, 09:37
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja
14 Qershor 2026, 09:17
Revolta e “të përjashtuarve”
14 Qershor 2026, 08:59
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
14 Qershor 2026, 08:40
Temperatura deri në 34 gradë celsius, si parashikohet moti për sot
14 Qershor 2026, 08:28
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
14 Qershor 2026, 08:07
Ndeshja Brazil-Marok mund të nisë me vonesë, moti i keq kërcënon supersfidën e Botërorit
13 Qershor 2026, 21:54
“Dorëheqje, qeveri teknike, audit ndërkombëtar”, 6 kërkesat e diasporës para Kryeministrisë
13 Qershor 2026, 21:21
I riu nga Mirdita denoncon në protestë: Babait tim i vdiq pacienti për oksigjen në ambulancë
13 Qershor 2026, 20:02
Mjeku sfidon Ramën: Fëmijët e atyre që kishte dje në antimiting janë këtu në këtë shesh!
13 Qershor 2026, 19:34
Protestuesit rreshtojnë atlete para Kryeministrisë si simbol i emigrimit
13 Qershor 2026, 18:56
Berisha: Ta përcjellim një minutë e më parë Ramën, vetëm për shqiptarët nuk mendon
13 Qershor 2026, 18:40
Berisha: Shqipëria nuk mund të quhet kurrë vend i zhvilluar me një fshat të prapambetur
13 Qershor 2026, 18:03
Elon Musk bëhet trilioneri i parë në botë
13 Qershor 2026, 16:53
Dikur mbështetëse e Ramës, aktorja e njohur i bashkohet protestës masive në Tiranë
13 Qershor 2026, 16:30
“Për kë bën tifo në Botëror?” Berisha: Admiroj futbollistët që duken si 'supermenë' në fushë
13 Qershor 2026, 16:00
Ndërtoi pa leje, arrest në shtëpi për punonjësin e Policisë Sarandë
13 Qershor 2026, 15:39
Messi, Maradona apo Pele? Renditja e 10 legjendave më të mira të Kupës së Botës
13 Qershor 2026, 15:18
10 truke të vogla që e bëjnë udhëtimin me aeroplan më të rehatshëm
13 Qershor 2026, 14:51
Ky është automjeti me të cilin dyshohet se u transportua trupi i Eglant Koçit
13 Qershor 2026, 14:31
Goditet skema e trafikimit të sendeve me vlerë, sekuestrohen pasuri rreth 2 mln euro
13 Qershor 2026, 14:10
Sloganet kundër tij në protestë, Berisha: Mos lejoni gjethet të pengojnë trungun
13 Qershor 2026, 13:30
Lidhjet e ndërtuesit Ilir Shtufi me paratë e trafikut të kokainës
13 Qershor 2026, 13:12
Berisha: Antimitingu i Ramës shënoi fundin e partisë së krimit
13 Qershor 2026, 12:56
Ulen çmimet e karburanteve, ja sa do të shitet nafta dhe benzina
13 Qershor 2026, 12:24
POLITICO nxjerr deklaratën e fortë të Ramës: Të huajt janë më të rëndësishëm se shqiptarët
13 Qershor 2026, 12:14