Flash News

POLITIKOFF

Përfundon aventura e Saimir Korreshit në skenën e kërcimit: Dje më përzunë nga Parlamenti, sot nga “Dancing With The Stars”

Përfundon aventura e Saimir Korreshit në skenën e kërcimit:

Mbrëmë, përfundoi aventura e deputetit demokrat, Saimir Korreshi në “Dancing With The Stars”.

Deputetin opozitar nuk e shpëtuan dot as votat e publikut dhe as hudhra në xhep “për syrin e keq”, pas pikëve të ulëta që i dha juria për performancën e tij teksa performoi me kolonën zanore nga filmi “Mbreti luan”.

 “Pardje më përzunë nga Parlamenti sonte nga “Dancing With The Stars”, tha ai duke e pritur me batuta dhe sportivitet skualifikimin.

Kujtojmë se që në fillim, fati nuk i ka buzëqeshur Korreshit, pasi javën e kaluar ai nuk performoi pas një “aksidenti” gjatë performancës në natën e parë të spektaklit të kërcimit.

               

 

Të fundit