Flash News

POLITIKOFF

Peshëngritësja Evangjeli Veli rezulton pozitive në doping, rrezikon pezullimin deri në 8 vite

Peshëngritësja Evangjeli Veli rezulton pozitive në doping,

Peshëngritësja shqiptare Evangjeli Veli ka rezultuar pozitive në testin e dopingut, çka ka sjellë pezullimin e përkohshëm të saj.

Pas testit A, Veli ka kryer edhe testin B çka do të thotë se nëse rezulton pozitive, Veli rrezikon deri në 8 vite pezullim, pasi edhe në vitin 2018 Veli rezultoi pozitive në testin e dopingut.

Në fund të muajit maj, Veli u shpall kampione Evrope në kompeticionin e zhvilluar në Tiranë, duke fituar 2 medalje të arta dhe një të argjendtë.

Evangjeli Veli me tre medalje të fituara, 2 medalje ari dhe një medalje argjendi, do të përfitonte nga shteti 72 milionë lekë, të cilat për momentin janë të ngrira deri në rezultatin e testit B. Nëse edhe në testin B rezulton pozitive, Veli do të duhet të dorëzojë edhe medaljet e fituara ndërsa pezullimi me 8 vite, i rrezikon karrierën.

Të fundit