Flash News

POLITIKOFF

Reperi i njohur Drake përmend Kosovën në këngën e tij të fundit

Reperi i njohur Drake përmend Kosovën në këngën e tij

Reperi Drake ka publikuar së fundmi albumin e tij më të ri me titull “For All The Dogs”.

Albumi në fjalë përmban 23 këngë të reja dhe kënga e tij e fundit titullohet “Polar Opposites”. Mirëpo, te kjo kën gë vihet re një detaj. Drake ka përmenduar në disa rrehsta Kosovën, konkretisht situatën e krijuar së fundmi.

“Ose është mesazhi yt që po e lexoj gabim; Ose thjesht veprimet tuaja janë mashtruese; Nuk e di se si i bëjnë gjërat në Prishtinë; E di që tensioni po rritet; Ka shumë njerëz të vdekur për mua që ende marrin frymë”, thotë Drake në vargjet e tij.

 

Të fundit