Flash News

POLITIKOFF

Rihanna pritet të performojë në "Oscars 2023"

Rihanna pritet të performojë në "Oscars 2023"

Pas performancës së saj rekorde në "Super Bowl 2023", Rihanna do të performojë “Lift Me Up” nga “Black Panther: Wakanda Forever” të Marvelit gjatë transmetimit televiziv të Oscars më 12 mars, njoftoi Akademia e Arteve dhe Shkencave të Filmit këtë të enjte.

“Lift Me Up” u shkrua nga Rihanna, Tems, Ludwig Göransson dhe regjisori i filmit Ryan Coogler. Balada është nominuar për këngën më të mirë origjinale në Oscars të këtij viti, duke shënuar nominimin e parë të Rihannës për çmimin Oscar.

“Hold My Hand” nga Lady Gaga dhe BloodPop, shkruar për “Top Gun: Maverick”, është gjithashtu i nominuar në kategorinë e këngës më të mirë origjinale. Filma të tjerë me këngë të nominuara janë “Tell It like a Woman”, “RRR” dhe “Everything Everywhere All at Once”.

 

Të fundit