POLITIKOFF

Rita Ora tregon për herë të parë unazën e martesës dhe flet për jetën e saj si bashkëshorte

Rita Ora tregon për herë të parë unazën e martesës

Prej muajsh nuk deshi të prononcohej, por tani nuk ka më arratisje për Rita Orën lidhur me martesën.
Ajo ka qenë së fundmi e ftuar në "The Tonight Show with Jimmy Fallon", ku jo vetëm ka folur për hapin e madh, por ka treguar edhe unazën që i ka dhuruar Taika.

32 vjeçarja tregoi unazën e saj verbuese të fejesës me gur emerald me rreth ari, duke zbuluar se e kishte zgjedhur vetë. “Është hera ime e parë që tregoj unazën time – ndihem sikur është pjesë e marrëdhënies sime sepse ne w shikojmë çdo natë – a është kjo e frikshme? Mund ta kem udhëhequr në drejtimin e duhur Taikan në përzgjedhjen e unazës,"-tha ajo.


Rita zbuloi gjithashtu se dasma e saj me Taikan e kishte frymëzuar për krijimin muzikor në albumin e saj të ardhshëm.

"Jam shumë e emocionuar për këtë album, sepse ndihem sikur udhëtimi që më mori për të arritur në këtë pikë, dy vitet e fundit, jeta ime ka ndryshuar në mënyrë drastike. Marrja e një vendimi për të kaluar pjesën tjetër të jetës me dikë është një lloj vendimi i madh dhe kështu më bëri të kompozoj përsëri. Unë u frymëzova nga dashuria… Kjo është më shumë sesa thjesht muzikë, është një moment në jetë për mua”, tha Ora.

Të fundit