Flash News

POLITIKOFF

Ronaldo Sharka humb të atin

Ronaldo Sharka humb të atin

Moderatori Ronaldo Sharka ka humbur të atin.

Përmes një postimi në rrjete sociale, ai bëri me dije se babai i tij është ndarë nga jeta.

"Pusho i qetë në botën tjetër bab..." shkruan ai.

Disa javë më parë në "Big Brother VIP Albania", Ronaldo rrëfeu se i ati vuante prej kohësh nga kanceri. Megjithatë, pavarësisht gjendjes jo të mirë, ai u bë pjesë e BBVA për pak minuta për të surprizuar të birin. Historia e tij dhe mënyra e komunikimit me të birin preku jo pak publikun. 

I pranishëm në spektaklin e së martes të BBVA, Ronaldo tregoi se gjendja e të atit ishte përkeqësuar dhe ndodhej në reanimacion.

Ronaldo Sharka humb të atin

Të fundit