Flash News

POLITIKOFF

"Sanremo 2023", letra e Amadeus shkruar me titujt e këngëve emocionon rrjetin

"Sanremo 2023", letra e Amadeus shkruar me titujt e këngëve

Festivali Sanremo përfundoi me fitoren e Marco Mengoni, i cili me këngën e tij "Due Vite" u vendos përballë Lazza, Mr Rain, Ultimo dhe Tananai. Ishte një festival plot emocione dhe zhurmë, të gjitha të shoqëruara nga Amadeus-i i pagabueshëm. Prezantuesi historik, një ditë pas përfundimit të festivalit, ka vendosur të publikojë një letër emocionuese përmes profilit të tij në Instagram.

Shënim* Fjalët me shkronja kapitale janë në italisht referuae titujve të këngëve

Sanremo 2023, letra nga Amadeus:

"Tani më lejoni t'i kushtoj një mendim këtij Festivali të paharrueshëm të 73-të të Sanremos: Ju mirëpritët Presidentin tonë të dashur të Republikës për herë të parë dhe na sollët ballë për ballë me Kushtetutën italiane, duke na shtyrë të reflektojmë; muzika juaj na bëri të këndojmë, por foli edhe për jetët tona.Kjo skenë ka parë trëndafila të thyer, të lulëzuar përsëri, këngëtarë dhe të ftuar që zbresin shkallët... Ju keni kujtuar, keni bërë homazhe dhe keni dhënë një mundësi në një shoqëri që fatkeqësisht zhgënjen, harron dhe përjashton. Me SUPEREROI tuaj ju keni mundur edhe një herë përbindëshin e vlerësimeve të këqija, duke na bërë të agojmë me një BEL VIAGGIO në MADE IN ITALY dhe të shkojmë përtej DUEMILAMINUTI DI FURORE. Pavarësisht se IL MARE DE GUAI (deti i telasheveL përballet me botën me POLVERE (pluhri dhe CENERE(hirin) e luftërave dhe të Drejtat e Njeriut të mohuara që ndahen në DUE (dysh) dhe të çojnë në L'ADDIO(lamtumirë) për shumë viktima të pafajshme... NON MI VA (Nuk dua të mendoj) se IL BENE NEL MALE (e mira në të keqe), kur TI MANCA IL FIATO ( s'ke frymë), janë PAROLE DETTE MALE (fjalë të këqija) që STUPIDO (budallenj) të bëjnë të ndihesh. SE POI DOMANI (nëse nesër) do të SPLASH(biesh), gjithmonë rishfaqu dhe SALI(ngrihu) mbi të gjitha vështirësitë, sepse me një ritëm TANGO, do të ndalosh së ndjekuri  CAUSE PERSE (shkaqet e humbura). Dhe pastaj çfarë t'ju them ... Faleminderit të gjithë protagonistëve që na dhanë jetë, duke na bërë unik; askush nuk ishte EGOISTA (egoist). Nuk është rastësi që LETTERA 22 (shkronja e 22) e alfabetit ndërkombëtar është "V" e Vittoria... fort i dashur Festival LASCIAMI (Më lejo) të them me TERZO CUORE (zemër) se nuk më mjaftojnë DUE VITE(dy jetë), për të falenderuar Sanremo 2023! Drejtori yt Artistik”.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Amadeus (@amadeusonoio)

 

Të fundit