Flash News

POLITIKOFF

Sërish armiq? Olta flet për bashkëpunimin me Luizin tek “Në kuadër të dashurisë”

Sërish armiq? Olta flet për bashkëpunimin me Luizin tek

Olta Gixhari ka folur për marrëdhënien me Luiz Ejllin dhe bashkëpunimin tek filmi “Në kuadër të dashurisë”, i cili ka filluar premierën në të gjithë Shqipërinë.

E ftuar tek “Më lër të flas”, Olta tha se Luizi në film ka qenë vetvetja dhe se ajo e ka shijuar atë “version” të tijin. Lidhur me raportin mes tyre, Olta u duk se pohoi në heshtje se nuk janë miq.

“Mua më shijoi në film ai. Ishte shumë organik. Ishte ai, ka luajtur veten. Dhe shumë mirë, sepse ndonjëherë kur sforcohesh të bësh gjëra të mëdha, gabon. Edhe skenat që kishim bashkë, më shijuan shumë. Ishin shumë momente të virgjëra, shumë të lezetshme”, tha Olta.

Romeo e pyeti aktoren për puthjet në film mes saj dhe Luizit.

“Nuk e di, nuk më kujtohet fare. Puthjet në film janë shumë teknike, prandaj duhet të shikoni dokumentarin të kuptoni sa teknike janë. Pastaj, ‘baby kiss’ kemi bërë ne, nuk ishte puthje kush e di se çfarë”, u përgjigj ajo.

Të fundit