Flash News

POLITIKOFF

Shakira i dedikon një tjetër këngë Pique dhe të dashurës së tij

Shakira i dedikon një tjetër këngë Pique dhe të

Shakira pranon se është "lënduar" nga lidhja e ish-it të saj Gerard Piqué me të dashurën e tij, Clara Chia Marti, në një këngë të re.

Në bashkëpunimin e saj "TQG" me Karol G, të publikuar të premten, Shakira këndon në spanjisht se është "tashmë e kompletuar me veten".

"Nuk je më i mirëpritur këtu/ Pashë çfarë më hodhi e dashura jote / Nuk më zemëron / qesha.” Në refren, 46 vjeçarja bashkohet me 32-vjeçaren Karol, e cila i dha fund fejesës së saj me Anuel AA në 2021, për të paralajmëruar “të dashurat e reja” të ish-ve të tyre se nuk “konkurrojnë për meshkuj”. Më vonë në këngë, Shakira këndon se kur Pique, e la vitin e kaluar, u bë "shumë më e nxehtë, shumë më e ashpër, shumë më solare". Këngëtarja vazhdon të pretendojë se ish-futbollisti "dëshiron të kthehen së bashku", gjë që do të ishte një "idiotësi" ta bënte, duke kënduar se jeta e saj po bëhet "edhe më e mirë" pa ish-in e saj.

Lajmet për ndarjen e tyre erdhën në qershor 2022 kur u bë me dije Shakira dhe Piqué ishin ndarë pas 11 vitesh së bashku. Ata kanë dy djem: Milan, 10 vjeç dhe Sasha, 8 vjeç.

Të fundit