Flash News

POLITIKOFF

Shqipëria performon sonte në gjysmëfinalen e dytë të Eurovision 2026

Shqipëria performon sonte në gjysmëfinalen e dytë të

Mbrëmjen e sotme mbahet gjysmëfinalja e dytë e Eurovizion 2026.

Alis që përfaqëson Shqipërinë me këngën “Nan”, do të ngjitet në skenën e Vjenës me synimin e qartë për të siguruar një biletë për në Finalen e Madhe.

Rregullat e Eurovision nuk lejojnë votimin nga brenda territorit të vendit përfaqësues, çka e bën diasporën faktorin kryesor për kualifikim.

Këtë vit, rregullorja përcakton se vetëm 10 shtetet më të votuara nga secila gjysmëfinale do të kalojnë në fazën finale. Fati i artistëve do të vendoset nga një sistem i kombinuar, i ndarë mes votimit të publikut dhe vlerësimit të jurive profesionale.

Në finale kanë kaluar Finlanda, Izraeli Greqia, Serbia, Moldavia, Kroacia, Belgjika, Lituania, Polonia dhe Suedia.

Ndërsa mbrëmjen e së enjtes në skenë do të ngjiten edhe Bullgaria, Austria, Azerbajxhani, Letonia, Rumania, Danimarka, Luksemburgu, Australia, Republika Çeke, Ukraina, Franca, Mbretëria e Bashkuar, Armenia, Zvicra, Malta, Qipro dhe Norvegjia

Të fundit