Flash News

POLITIKOFF

Shqipëria sonte në finale, thyen rekord shikueshmërie në Instagramin e Eurovision

Shqipëria sonte në finale, thyen rekord shikueshmërie në

Sonte mbahet finalja e 'Eurovision 2026', një spektakel që zhvillohet drejtpërdrejt nga 'Wiener Stadhalle' në Vjenë të Austrisë.

Në këtë mbrëmje do të ngjiten në skenë plot 26 shtete, ndërsa Shqipëria prezantohet nga Alis me këngën "Nan".

Duket sikur Alis e ka nisur mbarë, pasi performanca e tij në gjysmëfinalen e së enjtes rezulton të jetë më e shikuara ndër të gjitha performancat e konkurrentëve të asaj mbrëmjeje.

Tashmë, sekuenca nga performanca e Alisit ka arritur mbi 6.9 milionë shikime në Instagramin e Eurovisionit, duke marrë vëmendje të madhe nga publiku ndërkombëtar.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Eurovision Song Contest (@eurovision)

Të fundit