Flash News

POLITIKOFF

Si duhet të kujdeseni për flokët gjatë dimrit

Si duhet të kujdeseni për flokët gjatë dimrit

Koha e ftohtë dhe ndryshimi i temperaturave janë të dëmshme për flokët, të cilët janë shumë të ndjeshëm dhe reagojnë njëlloj si çdo pjesë tjetër delikate e trupit. Por nëse për lëkurën e thatë ka mënyra natyrale për ta zbutur, flokët kërkojnë kujdes më të madh. Pjesa më e madhe e vajzave nuk tregojnë kujdes gjatë periudhës së dimrit me flokët. Shpesh bëjnë gabime të cilat i dëmtojnë shumë ato. Më poshtë janë renditur 5 gabimet që duhet t’i shmnagësh gjatë periudhës së ftohtë të vitit.

Si duhet të kujdeseni për flokët gjatë dimrit

Larja me ujë të nxehtë Ndërsa jashtë bën shumë ftohtë, qetësinë duket se e gjen në dush me ujë të nxehtë, por pak janë ato që mendojnë se kjo është shumë e dëmshme për flokët. Sa më i nxehtë të jetë uji në dush, aq më shumë eliminon yndyrën natyrale të tyre dhe u zhduk shkëlqimin. Siç këshillohet nga specialistët, temperatura optimale që duhet të përdorësh në dush është jo më shumë se 45 gradë celcius, aq sa ta ndiesh të nxehtin në lëkurë, por jo sa ajo të skuqet.

Natyrisht, nëse mundesh, uji i ftohtë është edhe më i mirë për flokët. Larja pak minuta para daljes nga shtëpia Edhe dushi në mëngjes është një zgjidhje për t’u ngrohur para se të dalësh nga shtëpia. Por as kjo nuk është një zgjidhje e mirë. Siç rekomandojnë specialistët, të paktën 30 minuta pas dushit nuk duhet të dalësh nga shtëpia. Pas larjes, flokët janë më të hollë dhe kontakti i menjëhershëm me ambientin e ftohtë do të thotë këputje majash dhe dehidratim.

Të fundit