Flash News

POLITIKOFF

Takim nën vargjet e poezisë, Timo Flloko interpreton veprën e Ismail Kadaresë

Takim nën vargjet e poezisë, Timo Flloko interpreton veprën e

Aktori i njohur i filmave shqiptar Timo Flloko është takuar me shkrimtarin Ismail Kadare.  Dy prej figurave të të spikatura shqiptare në fushat e tyre shfaqen në një kafene në Tiranë. Në takimin midis tyre Timo Flloko nis të interpretojë vargjet e poezisë së Kadaresë, “Mall”.

Timo Flloko është ndër aktorët më të mëdhenj të kinematografisë shqiptarë, ku ka luajtur në shumë filma ndërsa Ismail Kadare njihet për stilin e tij unik të të shkruarit, gjë që e ka bërë të njohur dhe përtej vendit tonë.

Mall

Ca pika shiu ranë mbi qelq.
Për ty unë befas ndjeva mall.
Jetojmë të dy në një qytet,
Dhe rrallë shihemi, sa rrallë.

Edhe m’u duk pak e çuditshme
Si erdh kjo vjeshtë, ky mëngjes.
Qiejt e ngrysur pa lejlekë
Dhe shirat pa ylberë në mes.

Dhe thënia e vjetër e Heraklitit
Seç m’u kujtua sot për dreq
Të gjallët janë bashkë në botë,
Kurse të fjeturit janë veç ».

Në ç’ëndërr kemi rënë kaq keq,
Që dot s’po zgjohemi ne vallë?
Ca pika shiu ranë mbi qelq
Dhe unë për ty seç ndjeva mall

Të fundit