Flash News

POLITIKOFF

Të punuarit nga shtëpia, 7 këshilla se si të qëndroni produktiv

Të punuarit nga shtëpia, 7 këshilla se si të qëndroni

Kjo mënyrë pune ofron më shumë fleksibilitet dhe komoditet, por gjithashtu sjell edhe sfida, si shpërqendrimi dhe menaxhimi i kohës. Për këtë arsye, është e rëndësishme të gjenden mënyra për të qëndruar produktiv gjatë punës nga shtëpia.

Më poshtë janë 7 këshilla që do t’ju ndihmojnë të qëndroni në formë dhe në të njëjtën kohë të jeni produktiv:

1. Zgjidhni karrigen e duhur

Një karrige ergonomike ndihmon në mbajtjen e qëndrimit korrekt të trupit dhe shmang problemet si dhimbjet e shpinës apo të legenit.

2. Krijoni një hapësirë të dedikuar për punë

Të punuarit në të njëjtin ambient çdo ditë ndihmon në rritjen e përqendrimit dhe uljen e stresit. Ekspertët këshillojnë një vend të qetë që përdoret vetëm për punë.

3. Lëvizni gjatë ditës

Qëndrimi ulur për orë të tëra mund të ndikojë negativisht në shëndet. Për këtë arsye rekomandohet të ngriheni dhe të ecni për pak minuta çdo orë.

4. Ndiqni një orar të rregullt

Vendosja e një rutine pune ndihmon në organizimin e ditës dhe shmang lodhjen. Puna deri vonë mund të ndikojë negativisht në cilësinë e gjumit.

5. Jepini rëndësi aktivitetit fizik

Ekspertët sugjerojnë të paktën 30 minuta aktivitet fizik, pesë herë në javë, për të ruajtur energjinë dhe përqendrimin.

6. Qëndroni të hidratuar

Pirja e mjaftueshme e ujit gjatë ditës është thelbësore për organizmin. Hidratimi ndikon drejtpërdrejt edhe në nivelin e energjisë dhe përqendrimit.

7. Ndryshoni herë pas here ambientin e punës

Punimi në një kafene apo bibliotekë me internet mund të ndihmojë në shmangien e monotonisë dhe izolimit që krijohet nga qëndrimi i gjatë në shtëpi.

Të fundit