Flash News

POLITIKOFF

Theu krahun, a do ta vazhdojë Saimir Korreshi garën në DWTS

Theu krahun, a do ta vazhdojë Saimir Korreshi garën në DWTS

Deputeti i PD-së Saimir Korreshi, pak ditë më parë theu krahun në provat e DWTS.

I ftuar në Top Albania Radio ai ka zbuluar se si ka ndodhur i gjithë incidenti: “Më zuri shalqiri me thënë të drejtën. Në momentin që bie shalqiri aty bie edhe unë si thes me patate dhe nuk mbajtja dot peshën e trupit tim.”

Në lidhje me vijimësinë e garës deputeti shtoi:

Dëmtimi është goxha serioz, është një thyerje goxha e kockës pjesa e poshtme e parakrahut, fundi ngjitur me bërrylin. Është një çarje, një plasaritje goxha e madhe por pjesa tjetër do të vazhdojmë akoma spektaklin.

Të fundit