Flash News

POLITIKOFF

Tolgahan dhe Almeda zhvendosen në Shqipëri

Tolgahan dhe Almeda zhvendosen në Shqipëri

Modelja shqiptare Almeda dhe bashkëshorti i saj turk, Tolgahan Sayman kanë vendosur të zhvendosen në Tiranë së bashku me dy fëmijët e tyre.

Aktori së fundmi, gjatë një vizite në vendlindjen e tij në Turqi, ka treguar se tashmë do ta shohim si producent. Ai është shprehur se ditët e gjata dhe të vështira në xhirime e bënë të atë merrte këtë vendim.

Ky ndryshim i lejon të kalojë më shumë kohë me familjen dhe i ka dhënë qetësinë shpirtërore që kishte dëshiruar në muajt e fundit.

“Nëse punon në televizion, një pjesë shumë të rëndësishme të jetës tënde e kalon në xhirime.

Për këtë arsye kam hyrë në produksion. Ka pasur raste që kam qenë shumë i stresuar, por kjo nuk duhet të perceptohet si mosmirënjohje apo ankim”, u shpreh Tolgahan Sayman.

Ky vendim i çiftit për t’u larguar nga Turqia erdhi pas tërmeteve me magnitudë 7.7 dhe 7.6 ballë në Kahramanmara? më 6 shkurt, sipas medias Cnn Turk.

Megjithatë, aktori tha për gazetarët, se ai do ta vizitojë shpesh Turqinë.

Të fundit