Flash News

POLITIKOFF

Tuna emocionon me dedikimin e veçantë për Ergi Dinin: Ishte talent i jashtëzakonshëm

Tuna emocionon me dedikimin e veçantë për Ergi Dinin: Ishte

Në emisionin “Në Kurthin e Piter Pan” 2023, këngëtarja Tuna Sejdiu është vënë përballë pyetjes së vogëlushit Aleksandër mbi këngëtarin e saj të preferuar në periudhën kur ka qenë juri në “X Factor”.

Tuna ka deklaruar se do veçonte ato për të cilët ka luftuar dhe që i ka pasur në skuadër, por një prej tyre që zë një vend të rëndësishëm në eksperiencën e artistes është këngëtari i ndjerë, Ergi Dini me të cilin ngritën trofeun e fitores në “X Factor 3”.

"Natyrisht që do t’i veçoja gjatë edicioneve që kam qenë në “X Factor” kanë qenë shumë talente. Unë do të veçoja ato për të cilët kam lobuar dhe luftuar dhe njëri prej tyre që zë vend shumë rëndësishëm në eksperiencën time, është ai me të cilën ngrita trofeun e fitores, Ergi Dini. Më vjen keq shumë që rrugëtimi i tij ishte i shkurtër sepse ai ishte një talent i jashtëzakonshëm."

Këngëtari i talentuar Ergi Dini, vite më parë humbi jetën në një aksident me motor.

Të fundit