Flash News

POLITIKOFF

E bija u fotografua pranë tenistit serb, reagon babai i Rita Orës

E bija u fotografua  pranë tenistit serb, reagon babai i Rita Orës

Rita Ora ditën e djeshme u vu në qendër të kritikave pasi u  fotografua e ulur përkrah tenistit serb Novak Djokoviç. Të dy ishin duke ndjekur finalen e Rugby-së pranë njëri-tjetrit dhe fytyra e Rita Orës dukej e qeshur.

Një moment që jo vetëm i ka zhgënjyer por nuk i ka pëlqyer aspak opinionit publik shqiptar, të cilët kanë ironizuar në rrjete sociale patriotizmin më të cilin Ora është përpjekur gjithmonë ta shesë veten.

Lidhur me këtë ngjarje, i ati i Rita Orës, Besnik Sahatçiu, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, teksa ka publikuar disa foto, ku Rita Ora shihet nën shoqërinë e bashkëshortit të saj.

Babi i Rita Orës ka dashur të tregojë qartë se në fakt Djokoviç ka qenë i ulur një rresht pas këngëtares ndërsa përkrah shihet bashkëshorti i saj.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Besnik Sahatciu Ora (@oranick)

Të fundit