Flash News

POLITIKOFF

U largua nga “Grande Fratello” pas takimit me babain, flet Heidi Baci

U largua nga “Grande Fratello” pas takimit me babain, flet Heidi

Shqiptarja Heidi Baci ka folur pas largimit nga spektakli i “Grande Fratello”. Ajo theksoi se prindërit e saj kanë përjetuar disa peripeci, sidomos e ëma prandaj ajo zgjodhi që të lërë programin e të qëndrojë pranë familjes së saj.

“Përshëndetje, pas daljes sime të papritur është e nevojshme t’ju jap disa shpjegime. Në periudhën e fundit brenda shtëpisë kam shfaqur shenja hezitimi, jam tronditur dhe dyshoj dhe prindërit e mi kanë përjetuar disa nga peripecitë e ditëve të fundit me shqetësim, veçanërisht nëna ime.

Nuk mund të hyj në detaje dhe t’ju jap më shumë informacion në këtë moment, situata është ende delikate. Mund t’ju them vetëm se e kuptova gjestin e babait tim.

Më vjen shumë keq që nuk munda tu them lamtumirë, por në atë moment ishte e vetmja gjë e duhur për të bërë. Në jetë kam prioritete dhe familja ime kishte nevojë për mua”, shkruan ajo.

Të fundit