Flash News

POLITIKOFF

Videoja virale ku një fëmijë nuk ndihej mirë: Reagon Alketa Vejsiu dhe shpjegon si qëndron e vërteta

Videoja virale ku një fëmijë nuk ndihej mirë: Reagon Alketa

Alketa Vejsiu ka reaguar pas një videoje ku pretendohej se një prej fëmijëve të “Në kurthin e Piter Pan” nuk ndihej mirë dhe moderatores nuk i interesoi aspak se çfarë po ndodhte, por vazhdoi me programin, sipas njerëzve.

Në TikTok, të shumtë qenë ata që shpërndanë një video dhe kritikuan reagimin e moderatores. “Alketa, volli djali” thotë një prej vogëlusëve. “S’ka gjë, vazhdojmë” dëgjohet Alketa në videon virale.

Përmes një reagimi në Instagram, Vejsiu u kërkoi njerëzve që të mos shpërndajnë video jo të plota të cilat keqinformojnë opinionin publik.

“Sqarim! Kur montoni video në TikTok, përdorni versionin e plotë, jo fjali të shkëputura! ‘Piter Pan’ është një program viral për lezetin e batutave, por jo për të marrë ekstrakte që lindin keqkuptime, të shkëputura nga konteksti i vërtetë i ndjeshmërisë njerëzore që gëzoj për çdo qenie humane, veçanërisht për fëmijët...që janë bekimi më i madh,” shkruan ajo.

“Një program me protagonistë fëmijët, ka shumë të papritura për t’u menaxhuar! Diku humbasim orientimin se në kufje flet regjia, në skenë flasin asistentët e produksionit, prindërit nga ana tjetër natyrshëm janë të shqetësuar dhe fëmijët pastaj janë plot 14 në panel dhe ndonjëherë mund të bëhet ndonjë reagim i vonuar,” shton më pas.

Në videon e plotë, Alketa dëgjohet të thotë gjithashtu, “Mos u shqetësoni se ndodh që fëmijët sëmuren ndonjëherë. E mori Piter Pani vetëm për pak dhe ai do kthehet prap te paneli.Do japim pak publicitet dhe do rikthehemi sepse kam një nga fëmjët që nuk është mirë dhe duhet të kujdesemi pak për të tani.”

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ALKETA VEJSIU (@alketavejsiu)

Të fundit