Flash News

KRYESORE

Pranoi para nga regjimi i Alijevit, dorëhiqet politikanja gjermane, aleate e Merkelit

Pranoi para nga regjimi i Alijevit, dorëhiqet politikanja gjermane, aleate

Karen Strenz, politikanja gjermane, aleate e kancelares Merkel dhe delegate në Këshillin e Europës, ka dhënë dorëhqeqjën, njoftojnë mediat gjermane dhe holandeze. E vënë në pozitë pas botimit të të dhënave se ajo ka marrë rreth 15 mijë euro nga regjimi i Alijevit, presidentit të Azerbajxhanit, ajo ka vendosur të tërhiqet.

Në një letër të dërguar revistës gjermene Der Spiegel, ajo shkruan se situata e saj është bërë e paqëndrueshme. Ajo nuk komentoi për disa javë, por u detyrua 'të hidhte peshqirin' pas fakteve të reja të dala në media. Strenz u zgjodh në Bundestagun gjerman në shtator.

Ndërmjetësi i parave të marra nga Strenz dhe fushata e saj është Eduard Lintner, një ish deputet gjerman, social-demokrat. Lintner është tani një lobist për qeverinë e Azerbajxhanit e cila, sipas gazetës britanike, The Guardian, siç raportoi më herët Politiko.al, ka vënë 2.3 miliardë euro në dispozicion të lobimit të politikanëve të lartë europianë, që ata të mbyllin një sy për parregullsitë në zgjedhje, shkeljet e të drejtave të njeriut e të tjera.

Të fundit