Flash News

KRYESORE

Presidenti në largim i KE, Juncker: Shqipëria ka ndërmarrë reforma të guximshme, hapni negociatat

Presidenti në largim i KE, Juncker: Shqipëria ka ndërmarrë

Presidenti në largim i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker i bëri edhe njëherë thirrje shteteve të Bashkimit Evropian që të mbajnë premtimin dhe të hapin negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Ai thekson se reformat që Shqipëria ka ndërmarrë me guxim, duhet vlerësuar dhe nuk duhet parë me dyshim.

“Maqedonia Veriore dhe Shqipëria kanë bërë përparim thelbësor. Kjo është arsyeja pse Presidenti Sassoli, Presidenti Tusk, Presidenti i zgjedhur von der Leyen dhe unë i shkruam një letër shteteve anëtare, duke i ftuar ata të bëjnë atë që u premtuan vendeve të Ballkanit Perëndimor , dhe veçanërisht Maqedonia Veriut dhe Shqipëria. Nëse Evropa ka një vullnet të fortë, gjithmonë ekziston një mënyrë për të arritur qëllimet e dakorduara zakonisht. Unë e marr shembullin e marrëveshjes së Prespës midis Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë – korniza evropiane dhe perspektiva evropiane kanë ndihmuar për të siguruar që një konflikt dhjetëvjeçar të jetë zgjidhur tashmë përfundimisht. Dhe reformat që Shqipëria ka ndërmarrë me guxim, na lejojnë të parashikojmë në një mënyrë të favorshme – jo bujare, por të favorshme, hapjen e negociatave të pranimit, me Shqipërinë dhe me Maqedoninë e Veriut-tha Juncker.

Më 18 tetor do të jepet vendimi përfundimtar nga liderët e vendeve të BE, për dy shtetet ballkanike. deri më tani Holanda ka shfaqur qëndrim negativ karshi vendit tonë, duke kërkuar më shumë angazhim në luftën ndaj krimit dhe korrupsionit.

Të fundit