Flash News

KRYESORE

Publikohet foto, ky është vendi në Llogara ku lobi greko-himariot i ka kërkuar Ramës ndërtimin e kishës

Publikohet foto, ky është vendi në Llogara ku lobi greko-himariot

Historiani Arben Llalla ka publikuar foton nga vendi në majë të Llogarasë ku lobi greko-himariot në SHBA pretendon të ndërtojë një kishë.

Llalla denoncoi fillimisht takimin sekret të kryeministrit Edi Rama me kreun e këtij lobi, gjatë një vizite në SHBA në vitin 2015-të.

“Vendi ku pretendohet të ndërtohet kisha dhe manastirit i Shën Kosma Etolias në majë të Llogarasë. Kjo kërkesë e kryetarit të lobit greko-himariot të SHBA-s, Kosmas Karavellas i është bërë Edi Ramës dhe Lul Bashës më 2015, gjatë takimeve që kanë patur që të dy me lobin greko-himariot”, shkruan Llalla.

Këto njoftime të historian Llalla kanë ngjallur interes të deputetja e PDIU-së, Mesila Doda, e cila i ka shpërndarë në profilin e saj në ‘Facebook’.

Të fundit