Flash News

KRYESORE

Publikohet letra, Kim Jong-un fton Donald Trump të vizitojë Pyongyang

Publikohet letra, Kim Jong-un fton Donald Trump të vizitojë Pyongyang

Udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong-un ka ftuar presidentin amerikan Donald Trump të vizitojë Pyongyang. Ftesa i është drejtuar përmes një letre të dërguar që në gusht, por që dje u bë publike në një gazetë të Koresë së Jugut, duke cituar burime diplomatike.

Letra, e cila është e dyta që i adresohet Trump, flet për  marrëveshjen mbi denuklearizimin e Koresë së Veriut, si dhe  lançimin e predhave me rreze të shkurtër.

Sipas ‘the guardian’, në letrën e dytë, e cila iu drejtua Trump në javën e tretë të gushtit, Kim foli për gatishmërinë e tij për të takuar presidentin e SHBA për një samit tjetër, raporton një burim për gazetën Joongang Ilbo.

Trump dhe Kim janë takuar tre herë që nga qershori i vitit të kaluar për të diskutuar mënyrat për marrëveshjen mbi denuklearizimin.

Dyshja u takuan për herë të fundit në Zonën e Demilitarizuar (DMZ) midis dy Koreve në qershor dhe ranë dakord të rinisin bisedimet që ishin ngecur që nga një samit i dytë i pasuksesshëm midis dy liderëve në Vietnam në shkurt.

Të fundit