Flash News

KRYESORE

Qytetet ku është më i përhapur prostitucioni në Shqipëri

Qytetet ku është më i përhapur prostitucioni në

Shefi i sektorit kundër trafiqeve në Policinë e Tiranës Skerdi Kasimati duke folur në emisonin “Studio e Hapur” për fenomenin e prostitucionit në Shqipëri tha se policia e ka nën kontroll.

“Që nga 2015 trendi është gati mesatar. Veprimtaria është e përqendruar në qytete të mëdha si Tirana, Durrësi e Vlora. Ka hotele që ofrojnë prostitucion, mund të jenë në qendër por edhe në periferi. Është fenomen që e kemi në kontroll”, tha Kasimati.

Ndërkohë, gazetari Armand Bajrami referuar rasteve në Gjykatën e Tiranës thotë se ky fenomen sa vjen e bëhet më i përhapur.

“Fenomeni është mjaftueshëm i përhapur në Tiranë, nuk më duket nën kontroll nga Policia e Shtetit. Në gjyq bien në rrjetën e polcisë prostitutat loë cost. Kemi edhe prostituta që paguhen deri në 1 mijë euro në natë, por ato vështirë se kapen”, tha gazetari Bajrami.

Të fundit