Flash News

Rajoni

Abazoviç për ‘Ballkanin e Hapur’: Në Qeverinë e Malit të Zi ka mendime të ndryshme rreth nismës, ç’mendojnë për Ramën e Vuçiç

Abazoviç për ‘Ballkanin e Hapur’: Në Qeverinë

Zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç ka deklaruar se nisma ‘Ballkani i Hapur’ është afër ideve të tij personale.

Duke folur në emisionin Opinion, Abazoviç tha se “kufijtë duhet të bëhen të padukshëm, por jo të ndryshohen”.

Ideja e Minishengenit apo Open Balkan është shumë afër ideve të mia”, ka thënë fillimisht Abazoviç, duke treguar se bëhet fjalë për “ide të tija personale” dhe ka shtuar se në Qeverinë e Malit të Zi ka mendime të ndryshme rreth kësaj çështje.

“Kemi pasur këtë diskutim edhe në qeveri. Ka opinione të ndryshme gjë që është normale pasi në qeverinë e kaluar ka pasur anonimizitet se Vuçiç dhe Rama duan që të krijojnë një supershtet ose diçka tjetër. Situatat është e thjeshtë. Nëse e ardhmja jonë është në BE ajo duhet me qenë e ardhme pa kufij.

Domethënë nuk jam për ndryshimin e kufijve, por jam që të bëhen kufijtë e padukshëm. Të kaloni fare thjeshtë: Ta shihni tabelën ‘Mirësevini në Shqipëri’, ‘Mirësevini në Mal të Zi’, por jo të pritni si turistë nëse doni të shkoni për vizitë”, ka thënë Abazoviç.

Të fundit