Flash News

Rajoni

Aksidenti me 21 të vdekur në Itali, dalin pamje të autobusit në flakë

Aksidenti me 21 të vdekur në Itali, dalin pamje të autobusit

Italia është zhytur në zi pas tragjedisë në Venecia, ku humbën jetën 21 persona, pasi autobusi ra nga një mbikalim dhe shpërtheu në flakë.

Aksidenti tragjik ndodhi mbrëmjen e së hënës, ku drejtuesi i autobusi  humbi kontrollin, për arsye ende të panjohura.

Nga pamjet e publikuara në rrjetet sociale shihet momenti kur autobusi ka shpërthyer në flakë.

Krahas 21 viktimave, 18 të tjerë kanë mbetur të plagosur, 4 prej tyre të janë në gjendje të rendë.

Në bordin e autobusit kishte një grup turistësh të huaj, përfshirë ukrainas, francezë, kroatë dhe gjermanë, të cilët po ktheheshin në Marghera pasi kishin qenë në Venecia.

Automjeti është përplasur pasi ka prekur telat e energjisë elektrike, duke rënë nga një lartësi rreth 30 metra.
Dyshohet se shkak i aksidentit mund të jenë problemet shëndetësore që mund të ketë shfaqur drejtuesi i mjetit, një 40-vjeçar italian, i cili ishte gjithashtu mes viktimave.

 

Të fundit