Flash News
Sherr brenda kafazit të xhamit, të pandehurit dhunojnë njëri-tjetrin në GJKKO
Vala e të nxehtit vjen në Shqipëri, temperaturat deri në 40 gradë
Panik në pushtet? Rama sulmon protestuesit që kërkojnë largimin e tij: Budallenj, mendje të cekëta
Këmbimi valutor 15 qershor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro
“Rama ik”, shqiptarët e Gjermanisë protestë në Berlin kundër qeverisë
“Sava” dhe “Danubi”, përveçse lumenj që rrjedhin nëpër Serbi, janë edhe emra të koduar të dy luftëtarëve serbë, që pretendojnë se u janë bashkuar forcave ruse në Ukrainë.
Duke i përcjellë raportimet për ta, Radio Evropa e Lirë ka zbuluar disa detaje për njësinë, ku dyshohet se bëjnë pjesë.
Kjo njësi vepron në Ukrainë me emrin Batalioni Sudoplatov.
Pjesëmarrja në luftërat e huaja dënohet me ligj në Serbi. Deri më tani, më shumë se 30 persona janë dënuar për pjesëmarrje në luftën në Ukrainë nga viti 2014 e këndej.
Se sa është numri i saktë i shtetasve serbë që u janë bashkuar forcave ruse në Ukrainë, nuk dihet.
Beogradi zyrtar ka njoftuar këtë muaj se do ta pengojë pjesëmarrjen e qytetarëve të tij në konfliktin në Ukrainë, dhe se të gjithë “vullnetarët” që i bashkohen atij, do të sanksionohen.
“Sava” dhe “Danubi”, siç pretendohet në video-postimet në Telegram, u kanë shkuar në ndihmë “vëllezërve” të tyre.
Identiteti i dy luftëtarëve është i fshehur, pasi në të gjitha postimet ata shfaqen me maska në fytyrë.
“Danubi” ka pasur edhe disa paraqitje në mediat ruse, ku ka folur me maskë në kokë.
Batalioni Sudoplatov është themeluar në shtator të vitit 2022 si një njësi vullnetare pro-ruse, e cila vepron në jug të Ukrainës, përkatësisht në territorin e Zaporizhjas, i cili aktualisht është nën pushtimin rus.
Emri i batalionit vjen nga Pavlo Sudoplatovi, ish-anëtar i shërbimeve inteligjente të Bashkimit Sovjetik - gjatë sundimit të Joseph Stalinit - i cili, në fund të viteve 1930, ka marrë pjesë në likuidimet e nacionalistëve ukrainas.
Sipas mediave ruse, njësia është themeluar me iniciativën e Yevgeny Balitskyt, kreut të rajonit Zaporizhja. Balitsky, me vite, ka qenë anëtar i Partisë pro-ruse të Rajoneve, e cila mbron të drejtat e pakicës ruse në Ukrainë. Në shtator të vitit 2022, ai i është bashkuar Rusisë së Bashkuar - partisë së presidentit rus, Vladimir Putin.
Batalioni Sudoplatov, në një postim në kanalin e tij në Telegram më 5 dhjetor, 2022, ka thënë se luftëtarët e tij po bëjnë “stërvitje të përshpejtuara taktike” dhe se ata po mësojnë, mes tjerash, “marrjen e vendimeve luftarake” dhe “sulmet frontale kundër armikut”.
Në kanalin e Telegramit janë listuar dokumentet që duhet t’i dorëzojnë ata që duan të aplikojnë për t’u bërë pjesë e kësaj njësie. Mes tjerash figurojnë: pasaporta e Federatës Ruse ose - nëse disponohet - pasaporta e Ukrainës, karta ushtarake, historia e punësimit dhe certifikata shëndetësore.
Aty nuk thuhet se cila është procedura për vullnetarët jashtë Rusisë.
Radio Evropa e Lirë ka kontaktuar Batalionin Sudoplatov përmes Telegramit dhe e ka pyetur se sa qytetarë të Serbisë kanë aplikuar për t’iu bashkuar atij dhe cila ka qenë procedura për ta, por, deri në publikimin e këtij teksti, nuk ka marrë përgjigje.
Kanali i Telegramit i Batalionit Sudoplatov ndiqet nga pak më shumë se 2.300 persona. Kanali publikon rregullisht fotografi nga trajnimi i vullnetarëve, si dhe raporte mediatike për atë njësi.
Më 3 shkurt, në atë rrjet social, njësia ka ofruar 12 milionë rubla - apo rreth 150.000 euro - “për çdo tank të kapur”, i cili u është dërguar forcave të Ukrainës nga vendet perëndimore.
Në fund të dhjetorit, njësia ka njoftuar se Rusia i ka dhuruar gjashtë dronë, një top anti-dron, tre telefona satelitorë dhe shtatë automjete të markës Niva.
“Tani do të jetë më e lehtë për luftëtarët tanë që të ruajnë rendin në rajon”, është thënë në atë njoftim.
Informacioni për këtë donacion, megjithatë, nuk mund të gjendet në faqen e internetit të Ministrisë ruse të Mbrojtjes.
Pretendimi se dy vullnetarë nga Serbia kanë mbërritur në Batalionin Sudoplatov, është publikuar në kanalin e grupit në Telegram më 13 janar.
Në atë publikim është thënë se “dy serbë me emrat e koduar ‘Danubi’ dhe ‘Sava’ i janë bashkuar batalionit në fillim të vitit 2023”.
Po sipas njoftimit, të dy ata janë “patriotë dhe rusofilë serbë”, të cilët kanë arritur në lindje të Ukrainës, pavarësisht se legjislacioni serb e ndalon pjesëmarrjen e qytetarëve të tij në fushat e huaja të betejës.
Radio Evropa e Lirë nuk ka mundur ta konfirmojë identitetin e tyre apo pretendimet se janë shtetas të Serbisë, por në postimet e tyre ata flasin në gjuhën serbe.
Që kur batalioni i ka prezantuar para publikut në kanalin në Telegram, ata kanë dhënë disa intervista për portalet ruse dhe për disa nga Serbia.
Në të gjitha ato paraqitje, ata flasin serbisht.
Në një intervistë për kanalin rus, Solovlev, e cila është publikuar në rrjetet sociale më 29 janar, “Danubi” ka thënë se familja e tij “reagon normalisht dhe mbështet shkuarjen e tij në frontin ukrainas”.
“Nuk shqetësohen”, ka thënë ai, pa dhënë detaje për jetën në Serbi.
Në një intervistë të publikuar më 24 janar në kanalin e një grupi djathtist në YouTube, “Danubi” i ka vlerësuar stërvitjet që vullnetarët bëjnë në batalion.
“Këtu kam mësuar më shumë brenda një dite sesa gjatë gjashtë muajve shërbim ushtarak në Serbi, dhe kam qenë në policinë ushtarake”, ka thënë ai.
Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë nuk i është përgjigjur pyetjes së Radios Evropa e Lirë nëse është në dijeni për largimin e dy shtetasve të dyshuar serbë në Batalionin Sudoplatov.
Në postimin e parë të batalionit në Telegram, ku janë përmendur dy luftëtarët “Sava” dhe “Danubi”, është përmendur edhe një emër tjetër.
Bëhet fjalë për Andrey Rodionovin, ultra-djathtist rus dhe themelues i lëvizjes ndërkombëtare “Bashkimi dhe Rilindja Ruso-Sllave - RUSOV”.
Siç ka raportuar më herët Radio Evropa e Lirë, Rodionov ka qenë në Serbi në disa raste dhe mban kontakte me grupe të caktuara të ekstremit të djathtë në këtë vend.
Ndonjë informacion për marrëdhënie të mëhershme midis Rodionovit dhe Sudoplatovit nuk ka.
Në postimet në Telegarm, Rodionov i përkthen deklaratat e luftëtarëve “Sava” dhe “Danub”.
Sipas qendrës informative dhe analitike “Sova” nga Moska, e cila merret me monitorimin e grupeve ultra të djathta në Rusi, RUSOV është “një organizatë e vogël neo-pagane pan-sllaviste”, e cila ka disa degë në të gjithë Rusinë - më aktivet në Moskë dhe Sevastopol”.
Në faqen e organizatës së drejtuar nga Rodionovi, thuhet se RUSOV, përveç në Rusi, ka hapur degë në të gjitha vendet sllave.
Sipas manifestit të publikuar aty, qëllimet kryesore të kësaj lëvizjeje janë “ringjallja e Rusisë së Madhe” dhe krijimi i një “shteti federal sllav, i kryesuar nga Rusia e Madhe”.
Sipas të dhënave nga Regjistri i Personave Juridikë të Federatës Ruse, RUSOV është themeluar në prill të vitit 2012.
Lëvizja mbështet pushtimin rus të Ukrainës që nga fillimi i tij.
“Sa mirë që gati e gjithë ish-Ukraina është në zjarr. Është e rëndësishme të mos ndalemi. Lavdi Rusisë”, ka shkruar lideri i RUSOV-it, Andrey Rodionov, në tetor të vitit 2022 në profilin e tij në Facebook.
Në vitet e fundit, Rodionov ka qenë disa herë në Serbi, si dhe në vendet përreth. Ai është shpesh mysafir i portaleve dhe podkasteve të së djathtës serbe, ndërsa në nëntor të vitit 2020 ka folur për radion shtetërore serbe, Beograd 2.
Duke folur aty për aktivitetet e lëvizjes që drejton, ai ka thënë se RUSOV është një “organizatë mbipartiake”, që vepron në nivel global dhe është e pranishme në të gjitha vendet sllave.
“Lëvizjes sonë po i bashkohen jo vetëm organizatat dhe lëvizjet e tjera, por edhe partitë. Po përhapim idenë tonë dhe po shohim rezultate të mira çdo ditë”, ka thënë Rodionov.
Në të njëjtën intervistë, ai ka thënë se pret rezultatet më të mira nga bashkëpunimi me Serbinë, “sepse serbët dhe rusët nuk janë vetëm vëllezër, por janë një komb”.
“Shpresoj që së shpejti, ashtu si Bjellorusia që po hyn në aleancë me Rusinë, edhe Serbia të hyjë në aleancë me Bjellorusinë dhe Rusinë dhe të krijojmë një shtet federal”, ka thënë Rodionov.
Në një intervistë për kanalin djathtist nga Serbia “Srbin.info”, në fund të janarit të këtij viti, ai ka thënë se Rusia “po i ndihmon vullnetarët serbë që të stërviten mirë” dhe më pas “së bashku duhet ta çlirojmë Kosovën dhe Metohinë”.
Kosova ka shpallur pavarësinë në vitin 2008, por Beogradi zyrtar ende refuzon ta njohë si shtet. Në këtë qëndrim, Serbia mbështetet nga Rusia, e cila e bllokon anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare.
Përveç në Serbi, lideri i lëvizjes RUSOV ka qenë në vitet e kaluara mysafir edhe në Maqedoninë e Veriut dhe në Bullgari.
Në nëntor të vitit 2021, Rodionov, së bashku me Damjan Knezheviqin, lider i grupit joformal ultra-djathtist serb “Patrulla Popullore”, kanë shënuar në Beograd 100-vjetorin e eksodit të monarkistëve rusë nga Rusia, pas Revolucionit të Tetorit.
Damjan Knezheviq dhe redaktori i portalit djathtist “Srbin.info”, Dejan Petar Zllatanoviq, janë arrestuar më 16 shkurt të këtij viti, pasi, në një protestë në Beograd, u kanë bërë thirrje qytetarëve të Republikës së Serbisë që t’i rrëzojnë dhe largojnë me dhunë autoritetet më të larta shtetërore.
Të dy ata janë në paraburgim për një muaj.
Knezheviq ka vizituar Moskën në maj të vitit 2021, ku është takuar me Rodionovin. Në shoqërinë e liderit të “Patrullës Popullore” ka qenë edhe Zllatanoviq.
Flamujt e RUSOV-it kanë valuar gjithashtu në protestat në mbështetje të pushtimit rus të Ukrainës, të cilat janë organizuar disa herë nga grupe të ekstremit të djathtë në Beograd.
Në tetor të vitit 2020, Rodionov është takuar edhe me gjeneralin e Ushtrisë së dikurshme Jugosllave, Bozhidar Delliq, themelues i organizatës joqeveritare “Dashuria, besimi, shpresa”./REL
Të fundit
Koçeku braktis PS-në, plas revolta: Dorëzo mandatin, në Kuvend hyre me votat e PS-së
15 Qershor 2026, 12:18
Deri në mars 2026, Veliaj dhe i vëllai kanë paguar 430 mijë dollarë për lobim
15 Qershor 2026, 12:05
Sherr brenda kafazit të xhamit, të pandehurit dhunojnë njëri-tjetrin në GJKKO
15 Qershor 2026, 11:50
Vala e të nxehtit vjen në Shqipëri, temperaturat deri në 40 gradë
15 Qershor 2026, 11:35
Video/ "Kushner nuk po negocion, po arrin një m*t”, Rama humb toruan me gazetaren amerikane
15 Qershor 2026, 11:16
Digjet banesa, katër vëllezër humbin jetën nga zjarri në Greqi
15 Qershor 2026, 10:32
Merrte pagesa për aplikime dhe studime jashtë vendit, administratori përballet me gjykatën
15 Qershor 2026, 10:25
Vrasja në Mirditë, viktima i kishte shpëtuar një atentati tre muaj më parë
15 Qershor 2026, 10:07
16 ditë protestë/ Pollo: Asnjë përpjekje për dialog, pse nuk reagojnë institucionet?
15 Qershor 2026, 10:01
Pse Bullgaria ndaloi furnizimin me armë të Ukrainës?
15 Qershor 2026, 09:37
Vritet me armë zjarri një person në Mirditë, identifikohet viktima
15 Qershor 2026, 08:54
Këmbimi valutor 15 qershor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro
15 Qershor 2026, 08:41
Temperaturat maksimalet arrijnë në 30°C, parashikimi i motit për sot
15 Qershor 2026, 07:57
Ombrella amerikane fillon të mbyllet për Ballkanin
15 Qershor 2026, 07:35
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
15 Qershor 2026, 07:00
Gjermania e nis vrullshëm Kupën e Botës 2026, mund 7-1 debutuesit e Kurasaos
14 Qershor 2026, 21:53
Mbyllet protesta, nis marshimi në rrugët e Tiranës: Revolucion! Rama largohu!
14 Qershor 2026, 21:40
Persona të maskuar filmojnë turmën, qytetarët i evidentojnë me lazer
14 Qershor 2026, 21:18
Botëror 2026/ Turqia humbi, por fitoi famë tifozi “horror” që po bën xhiron e botës
14 Qershor 2026, 20:51
Forma e pazakontë e protestës në Holandë, shqiptarët në Hagë me këngë polifonike
14 Qershor 2026, 19:36
Sheshi “Skënderbej” mbushet plot, nis marshimi i protestuesve drejt Kryeministrisë
14 Qershor 2026, 18:46
Pushteti i korrupsionit dhe propagandës po shembet e mbi të Shqipëria reale po ngrihet
14 Qershor 2026, 18:24
Gjyqtarët e Botërorit 2026 me paga rekord
14 Qershor 2026, 17:59
“Rama ik” jehonë në Mynih, diaspora shqiptare në protestë në Gjermani
14 Qershor 2026, 17:38
Media gjermane ZDF jehonë protestave në Tiranë: Rritet presioni ndaj qeverisë Rama
14 Qershor 2026, 17:14
Arrestohen 5 serbë për masakrën e Reçakut, Prokuroria dhe Policia zbardhin detajet
14 Qershor 2026, 16:46
Reagim nga Brukseli për protestat në Shqipëri, PDE: Rama të dëgjojë zërin e qytetarëve
14 Qershor 2026, 16:24
“Rama ik”, shqiptarët e Gjermanisë protestë në Berlin kundër qeverisë
14 Qershor 2026, 15:38
Botërori 2026/ Gjermania dhe Holanda zbresin sot në fushë
14 Qershor 2026, 15:20
Mes kritikave, BE-ja pret talibanët për herë të parë në Bruksel
14 Qershor 2026, 15:01
Tragjedi në Prizren, 27-vjeçari vritet me thikë pas sherrit mes kushërinjve
14 Qershor 2026, 14:41
Haiti – Skocia, një ndeshje që riktheu magjinë e futbollit
14 Qershor 2026, 14:18
Shqipëria jashtë fushës, por në lojën e milionave të Botërorit
14 Qershor 2026, 13:58
Berisha - Ramës: Jep dorëheqjen, protestat nuk do të ndalen
14 Qershor 2026, 13:25
Marrëveshja për t’i dhënë fund luftës Iran-SHBA shumë afër
14 Qershor 2026, 12:58
Si u trafikuan tonelata me kokainë nga Amerika Latine në portet e Europës
14 Qershor 2026, 12:51
Barazimi në debutim, Ancelotti: Kupa nuk fitohet në ndeshjen e parë
14 Qershor 2026, 12:30
Përplasen dy mjete në aksin Pogradec–Lin, humb jetën një pasagjere, plagosen tre të tjerë
14 Qershor 2026, 12:16
Gjendet i pajetë 25-vjeçari në Astir
14 Qershor 2026, 11:28
Shqipëria, me një përqindje të lartë të vajzave që shkëlqejnë në matematikë
14 Qershor 2026, 11:14
Nga Tirana në New York, diaspora shqiptare ngrihet në protestë kundër Ramës
14 Qershor 2026, 10:51
Prej 2 javësh shqiptarët në shesh, Ramës i qan zemra për turizmin: Po dëmtohet sezoni
14 Qershor 2026, 10:14
Kina tejkalon Rusinë si investitori më i madh i huaj në Azinë Qendrore
14 Qershor 2026, 09:54
Tiranë/ Efektivi i jep fund jetës me armën e shërbimit
14 Qershor 2026, 09:37
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja
14 Qershor 2026, 09:17
Revolta e “të përjashtuarve”
14 Qershor 2026, 08:59
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
14 Qershor 2026, 08:40
Temperatura deri në 34 gradë celsius, si parashikohet moti për sot
14 Qershor 2026, 08:28
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
14 Qershor 2026, 08:07
Ndeshja Brazil-Marok mund të nisë me vonesë, moti i keq kërcënon supersfidën e Botërorit
13 Qershor 2026, 21:54
“Dorëheqje, qeveri teknike, audit ndërkombëtar”, 6 kërkesat e diasporës para Kryeministrisë
13 Qershor 2026, 21:21
I riu nga Mirdita denoncon në protestë: Babait tim i vdiq pacienti për oksigjen në ambulancë
13 Qershor 2026, 20:02
Mjeku sfidon Ramën: Fëmijët e atyre që kishte dje në antimiting janë këtu në këtë shesh!
13 Qershor 2026, 19:34
Protestuesit rreshtojnë atlete para Kryeministrisë si simbol i emigrimit
13 Qershor 2026, 18:56
Berisha: Ta përcjellim një minutë e më parë Ramën, vetëm për shqiptarët nuk mendon
13 Qershor 2026, 18:40
Berisha: Shqipëria nuk mund të quhet kurrë vend i zhvilluar me një fshat të prapambetur
13 Qershor 2026, 18:03
Elon Musk bëhet trilioneri i parë në botë
13 Qershor 2026, 16:53
Dikur mbështetëse e Ramës, aktorja e njohur i bashkohet protestës masive në Tiranë
13 Qershor 2026, 16:30
“Për kë bën tifo në Botëror?” Berisha: Admiroj futbollistët që duken si 'supermenë' në fushë
13 Qershor 2026, 16:00
Ndërtoi pa leje, arrest në shtëpi për punonjësin e Policisë Sarandë
13 Qershor 2026, 15:39
Messi, Maradona apo Pele? Renditja e 10 legjendave më të mira të Kupës së Botës
13 Qershor 2026, 15:18
10 truke të vogla që e bëjnë udhëtimin me aeroplan më të rehatshëm
13 Qershor 2026, 14:51
Ky është automjeti me të cilin dyshohet se u transportua trupi i Eglant Koçit
13 Qershor 2026, 14:31
Goditet skema e trafikimit të sendeve me vlerë, sekuestrohen pasuri rreth 2 mln euro
13 Qershor 2026, 14:10
Sloganet kundër tij në protestë, Berisha: Mos lejoni gjethet të pengojnë trungun
13 Qershor 2026, 13:30
Lidhjet e ndërtuesit Ilir Shtufi me paratë e trafikut të kokainës
13 Qershor 2026, 13:12
Berisha: Antimitingu i Ramës shënoi fundin e partisë së krimit
13 Qershor 2026, 12:56
Ulen çmimet e karburanteve, ja sa do të shitet nafta dhe benzina
13 Qershor 2026, 12:24
POLITICO nxjerr deklaratën e fortë të Ramës: Të huajt janë më të rëndësishëm se shqiptarët
13 Qershor 2026, 12:14
Televizioni amerikan: Protestat po kthehen në sfidë të hapur ndaj Ramës
13 Qershor 2026, 11:41
Aksident në Tepelenë, përplasen tre automjete
13 Qershor 2026, 11:23