Flash News

Rajoni

BE ‘qorton’ Vuçiç dhe fajtori është Rusia

BE ‘qorton’ Vuçiç dhe fajtori është Rusia

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka takuar sot në Mynih Përfaqësuesin e Lartë të Bashkimit Evropian, Josep Borell.

Vuçiç ka zbardhur detaje nga takimi me përfaqësuesin e BE-së, teksa mësohet se ky i fundit e ka “qortuar” presidentin serb, sipas Euronews Serbia.

"Një bisedë e hapur me Josep Borell dhe përgatitje për vazhdimin e dialogut midis Beogradit dhe Prishtinës. Serbia është kundër vendosjes së sanksioneve kundër Federatës Ruse. Bisedimet do të vazhdojnë së shpejti", shkruan Vuçiç në profilin e tij në Instagram.

Vuçiç tha sot se ka pasur takime shumë të rëndësishme në Forumin e 59-të të Sigurisë në Mynih, si dhe se ka kohë që po përgatitet për një takim me presidentin francez Emmanuel Macron dhe kancelarin gjerman Olaf Scholz. Ai pohoi para gazetarëve në Mynih se nuk ishte një bisedë e lehtë me Borell.

"Serbia është kritikuar shumë ashpër se nuk iu bashkua sanksioneve kundër Federatës Ruse, në një mënyrë jashtëzakonisht të fortë. Siç e dini, unë nuk dua të fsheh asgjë nga populli ynë dhe nga populli ynë, dhe natyrisht përgatitjet për bisedime të mundshme me Kurtin. Tani a do te mundemi te pergatitemi apo jo une kam thene qe jam gjithmone gati per bisedime por ju e dini per cka duhet te flitet eshte Serbia asnjehere nuk ka ikur nga dialogu. Më pyeti se a jam optimist apo jo, unë thashë që nuk jam shumë optimist duke e njohur Kurtin dhe Prishtinën”, tha Vuçiç.

 

Të fundit