Flash News

Rajoni

Bie qeveria e Bullgarisë, bllokohet vendimmarrja për heqjen e vetos ndaj Maqedonisë së Veriut

Bie qeveria e Bullgarisë, bllokohet vendimmarrja për heqjen e vetos

Rrëzohet qeveria në Bullgari.

Qeveria e drejtuar nga Kiril Petkov ra pas një mocioni mosbesimi qe u mbajt sot në Parlamentin bullgar.

123 deputetë votuan pro rrëzimit dhe 116 kundër. Tashmë pritet që vendi të shkojë drejt zgjedhjeve të parakohshme, duke penguar në këtë mënyrë dhe vendimmarrjen për heqjen e vetos për Maqedoninë e Veriut.

Mocioni i mosbesimit ndaj qeverisë Petkov u ngrit nga partitë opozitare sipas të cilave mbi dështimin në politikën financiare dhe ekonomike të kabinetit aktual.

Maqedonia e Veriut që nga nëntori i vitit 2020 nuk mund të nisë bisedimet me BE-në për shkak të vetos bullgare.

Bullgaria e ka bllokuar procesin e integrimeve për Maqedoninë e Veriut për shkak të kontestit ndërmjet dy vendeve për çështjen e gjuhës dhe së kaluarës historike.

Dy vendet në vitin 2017 kishin nënshkruar një marrëveshje për fqinjësi të mirë, por në vend të ngritjes së raporteve, kjo marrëveshje ka hapur temat, të cilat mes dy vendeve janë aktuale që nga periudha e para Luftës së Dytë Botërore.

 

Të fundit