Flash News


Rajoni

Deputeti shqiptar mbron Kurtit në mes të Parlamentit serb: Nuk është terrorist, keni problem pranimin e realitetit

Deputeti shqiptar mbron Kurtit në mes të Parlamentit serb: Nuk

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi ka folur për çështjen e Kosovës, duke mbështetur këtë të fundit në inisiativën europiane. Ai ka deklaruar mes serbëve se Beogradi e ka të vështirë ta pranojë realitetin.

Më tej i ka dalë në mbrojtje të Albin Kurtit, duke theksuar se kryeministri i Kosovës nuk është terrorist. Ai theksoi se ndërkombëtarët po thonë qartë se ka ardhur koha që Serbia të pozicionet, nëse është me BE-në ose jo.

“Që në fillim theksoj se nuk do të votoj për Raportin e paraqitur rreth Kosovës, por për hirë të perspektivës evropiane të Kosovës dhe Serbisë, përkrahi çdo iniciativë për marrëveshje me Kosovën sa më parë.

Natyrisht se nuk do të jetë e lehtë, sidomos përshkak të disponimit antishqiptar dhe narrativës negative rreth Kosovës e cila është pasojë e retorikës armiqësore të ndërtuar ndër vite.

Ajo që ka ndodhur dje dhe sot në parlament, më së miri përshkruhet me fjalin e famshme të astronautëve amerikanë: “Houston, ëe have a problem”.  Po kemi problem me mungesën e skajshme të ndjenjës për realitet.

E gjithë kriza po personifikohet me figurën e Albin Kurtit. Albin Kurti nuk është as monstrum e as terrorist. Ai është Kryeministër i zgjedhur në mënyrë legjitime i Qeverisë së Kosovës. Si të tillë do duhej ta pranonit dhe me të të arrinit marrëveshje.

Më vjen keq, z. President që dje disa herë keni shprehur keqardhjen që Albin Kurti nuk është ende nëpër burgjet serbe. Tani jemi në udhëkryq dhe po përballemi me pyetjen: si të përcaktohet e ardhmja?

Në këto momente kyçe bjen mbi Ju, si president i zgjedhur, përgjegjësia i këtij shteti që nëpërmjet dialogut të vini deri te marrëveshja”, deklaroi ndër të tjera ai.

Të fundit