Flash News

Rajoni

Dialogu Kosovë-Serbi, Kurti dhe Vuçiç takohen në Bruksel më 27 shkurt

Dialogu Kosovë-Serbi, Kurti dhe Vuçiç takohen në Bruksel

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç do të zhvillojnë takimin e radhës në 27 shkurt në Bruksel.

Ka qenë shefi i politikës së Jashtme të bllokut, Josep Borrell, ai i cili i ka ftuar një takim të nivelit të lartë politik dy liderët e Kosovës dhe Serbisë.

Ata e kanë konfirmuar pjesëmarrjen në rundin e ri të dialogut dhe temë e takimit pritet të jetë propozimi evropian për normalizimin e plotë të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë.

Takimi do të përqendrohet tek propozimi europian për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Në janar të dërguarit e Shteteve të Bashkuara, Bashkimit Evropian, Gjermanisë, Francës dhe Italisë u takuan me udhëheqësit e të dyja vendeve për t’i bindur ata që të nënshkruajnë një marrëveshje në bazë të propozimit ndërsa u thanë se duhet të deklarojnë deri në mars nëse e pranojnë planin ose do të përballen me pasoja.

 

Të fundit