Flash News

Rajoni

E konfirmon kryeministrja serbe: Vrasja e Vuçiç është planifikuar prej kohësh, ja detajet

E konfirmon kryeministrja serbe: Vrasja e Vuçiç është

Kryeministrja e Serbisë Ana Bërnabiç bëri një deklaratë të fortë në media. Bërnabiç deklaroi se vrasja e presidentit serb Aleksandër Vuçiç është planifikuar prej kohësh dhe me detaje.

Sipas saj, plani i thurur për vrasjen e Vuçiç, do të vihej në zbatim gjatë zbulimit të monumentit të Stefan Nemanjës në 27 janar të këtij viti.

“Vrasja është planifikuar prej kohësh dhe në detaje. Janë formuar struktura paralele në Ministrinë e Brendshme (MPB) dhe janë bërë fushata në mediat e manjatëve, që janë transmetuar edhe në mediat në rajon për dehumanizimin e Vuçiqit, që ta shndërronin atë dhe familjen e tij në një grup kriminal”, tha Bërnabiç për televizionin Pink.

Bërnabiç tha se lidhur me rastin në fjalë janë duke hetuar shërbimet kompetente dhe se përgjegjësit e këtij plani, nuk do t’i shpëtojnë drejtësisë pa marrë parasysh “emrin dhe mbiemrin, funksionin dhe përkatësinë partiake”.

Kryeministrja serbe deklaroi se akuzat për përgjimet e Vuçiçit në aferën “Jovanjica” janë “tentativë për grusht-shtet”.

 

Të fundit