Flash News

Rajoni

Eksperti britanik: Vuçiç të pranojë se njohja e pavarësisë së Kosovës nuk është kompromis, por pranim i realitetit

Eksperti britanik: Vuçiç të pranojë se njohja e

Eksperti britanik për marrëdhëniet ndërkombëtare, Daniel Smith ka deklaruar se presidenti serb Aleksandër Vuçiç duhet ta kuptojë se njohja e pavarësisë së Kosovës nuk është çështje kompromisi, por njohje e realitetit. Ai shton se Vuçiç është i vetëdijshëm për këtë.

Smith thotë se aktivitetet e Rusisë për destabilizimin e Ballkanit janë intensifikuar, gjë që ilustrohet më së miri nga prania e mercenarëve rusë Wagner dhe formacioni i “Ujqërve të natës” në barrikadat që strukturat e Serbisë kishin ngritur me urdhër të Vuçiëit në veri të Kosovës.

Në një intervistë për “Danas”, Smith deklaron se këto grupe i janë në çdo protestë pro-ruse në Beograd, Podgoricë apo në veri të Kosovës.

Më tej eksperti britanik thotë se “nuk është sekret që Vuçiç e shfrytëzon temën e Kosovës për të shpëtuar nga problemet reale me të cilat ballafaqohen qytetarët e Serbisë, jeta e të cilëve po bëhet çdo ditë e më e vështirë për shkak të politikës autoritare të Vuçiqit dhe krizës ekonomike”.

 

 

Të fundit