Flash News

Rajoni

Dhunimi i Petraq Milos nga policia malazeze në kufi, arrestohen dy efektivët

Dhunimi i Petraq Milos nga policia malazeze në kufi, arrestohen dy

Arrestohen dy efektivët e policisë malazeze, Nikolla Boljeviq dhe Dragan Shqekiq, të cilët dyshohet se janë autorë të incidentit të ndodhur më 15 janar në pikën kufitare Sukobin - Muriçani, ku u dhunua kryetari i Komisionit për Ekonominë dhe Financat në Partinë e Lirisë, Petraq Milo në kufirin malazez.

Në rrjetet sociale janë shfaqur video që tregojnë se në pikën kufitare Sukobin-Muriçani policët e Policisë Kufitare të Malit të Zi keqtrajtojnë brutalisht Milon.

Në videot që janë shpërndarë në platforma të ndryshme sociale më 21 shkurt, duket se ngjarja ka ndodhur në pikën kufitare Sukobinë, që lidh Malin e Zi dhe Shqipërinë. Sipas pamjeve, një polic e nxjerr me forcë nga makina shtetasin e huaj, i cili nuk bën rezistencë dhe keqtrajtohet.

 

 

Të fundit