Flash News

Rajoni

Kurti kërkoi ekstradimin e Radoiçiç, Vuçiç: E pamundur, nuk e njohim Kosovën

Kurti kërkoi ekstradimin e Radoiçiç, Vuçiç: E

Kryeministri Albin Kurti kërkoi ekstradimin e Milan Radoiçiç, organizatori i sulmit të 24 shtatorit në veri në komunën e Zveçanit.

Por, presidenti serb Aleksandër Vuçiç nuk e ka pranuar kërkesën e Kurtit. Ai është shprehur se në kushtet ku Serbia nuk e njeh Kosovën, nuk mund të bëhet asnjë ekstradimi.

“Nuk mund ta ekstradoj Milan Radoiçiqin në Prishtinë, sepse ne nuk e njohim Kosovën, ai ishte aleat i ngushtë i imi, por jo mik”, tha Vuçiç.

Ai është pyetur nëse Beogradi i ka planifikuar ngjarjet në Banjskë dhe nëse i kishte pajisur një grup serbësh me armë dhe për fotografitë e Policisë së Kosovës, të cilat tregojnë se shumica e armëve të konfiskuara janë prodhuar në Serbi.

Presidenti serb pretendoi pjesëtarët e Policisë së Kosovës përdorin edhe armë të prodhuara në Serbi, por se Serbia nuk ua ka shitur atyre.

“Ata djem që i ndiqnin serbët dhe që janë nga Policia e Kosovës, mbanin AK të prodhuara këtu në Kragujevc”, tha Vuçiç.

Të fundit