Flash News

Rajoni

Propozimi franko-gjerman, Borell fton Kurtin dhe Vuçiç në Bruksel

Propozimi franko-gjerman, Borell fton Kurtin dhe Vuçiç në

Përfaqësuesi i lartë i BE-së, Joseph Borell ka ftuar Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti që të vijnë për një takim në Bruksel. Arsyeja është të diskutohet plani franko-gjerman që ka mbështetjen e Bashkimit Evropian.

“Propozimi është në tavolinë. Unë i ftoj dy liderët që të kthehen në Bruksel sa më shpejt, që të shkojmë përpara me këtë propozim. Kemi shkuar nga kriza në krizë. Tani është koha për punë konstruktive.”, u shpreh Borell.

Ai shtoi se dialogu ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit dhe zhvillimet e fundit në Kosovë do të jenë tema e parë për të cilën do të informojë sot pjesëmarrësit e samitit të BE-së në Bruksel.

Të fundit