Flash News

Rajoni

Sarrazin: Shanse të reja për Ballkanin Perëndimor, BE të flasë hapur me Serbinë

Sarrazin: Shanse të reja për Ballkanin Perëndimor, BE të

Kryeministri Albin Kurti dhe presidenti Aleksandër Vuçiç takohen sot në Bruksel ku pritet të diskutohet për propozimin evropian, i njohur si plani franko-gjerman.

Eksperti i Europës Juglindore, Manuel Sarrazin, i ngarkuair i posaçëm i qeverisë gjermane për Ballkanin Perëndimor ka folur për DW për shanset e integrimit europian të rajonit dhe rreziqet aktuale.

“Propozimi europian që bazohet në iniciativën gjermane dhe franceze është në gjendje të zgjidhë një pjesë të madhe të problemeve mes dy vendeve. Ai do të hapë rrugën për integrimin rajonal në BE. Tani është mundësia që të dyja palët të tregojnë fleksibilitet dhe të pranojnë propozimet e paraqitura. Ky do të ishte edhe një sinjal i rëndësishëm pozitiv për të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor në një situatë kritike ndërkombëtare”, tha Sarrazin. 

Sarrazin i bëri thirrje Bashkimit Evropian të flasë hapur me Serbinë, referuar refuzimit nga ana e Beogradit për të vendosur sanksione ndaj Rusisë, për t’u unifikuar me unionin.

“Kush do të bashkohet me BE duhet të respektojë edhe vendimet europiane. Ne na mungon çdo lloj përpjekjeje atje", kritikon Sarrazin. Ai apelon ndaj BE të flasë qartë e hapur me Serbinë. “Të folurit hapur është më mirë se mbulimi apo zbukurimi i hapave të vegjël, për të cilat do të ketë ujdi të dyanshme për të bërë më pas sikur çdo gjë është në rregull”, tha Sarrazin.

Të fundit