Flash News

Rajoni

Sërish tërmet në Greqi, panik te qytetarët

Sërish tërmet në Greqi, panik te qytetarët

Një tërmet është regjistruar mesditën e sotme në Greqi, me epiqendër qytetin e Elasonës, duke shkaktuar panik te banorët.

Sipas raportimeve të para nga mediat greke, lëkundjet sizmike kanë qenë me magnitudë 5.3 e shkallës Rihter dhe epiqendra me thellësi prej 10 km. Nga raportimet e para nuk raportohet për dëme materiale, apo lëndime në njerëz.

Lëkundjet janë ndjerë edhe në vendin tonë, kryesisht në zonën e Juglindjes. 

Gjatë këtij muaji, më saktësisht në datën 3 dhe 4 mars, Greqia u godit dhe nga dy tërmete me magnitudë 6 dhe 5,7 rihter me epiqendër pranë qytetit të Larisës, duke shkaktuar dëme materiale, por fatmirësisht pa viktima.

Sërish tërmet në Greqi, panik te qytetarët

Të fundit