Flash News

Rajoni

Stoltenberg: Situata në Kosovë është shqetësuese

Stoltenberg: Situata në Kosovë është shqetësuese

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg e ka cilësuar situatën në Kosovë si “shumë shqetësuese” pas ngjarjeve të 24 shtatorit në fshatin Banjskë të Zveçanit.

Në një intervistë për gazetën gjermane “Welt”, ai ka garantuar se Forcat e NATO-s në Kosovë (KFOR) do ta ruajnë paqen në rajon.

“Situata në Kosovë është shkak për shqetësim të madh”, tha Stoltenberg disa ditë para takimit të ministrave të mbrojtjes të NATO-s në Bruksel.

Dua të them shumë qartë: trupat e NATO-s janë të gatshme të ruajnë paqen në Kosovë. Nuk do të lejojmë që dhuna e viteve 1990 të kthehet”, ka theksuar ai.

Stoltenberg ka kërkuar që Kosova dhe Serbia duhet t’i kthehen dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja.

Kjo është mënyra e vetme për të arritur paqe të qëndrueshme për të gjitha komunitetet”.

Si përgjigje ndaj trazirave, Britania e Madhe rriti forcën paqeruajtëse të KFOR-it, e cila udhëhiqet nga NATO që nga viti 1999, nga numri aktual prej rreth 4,500 ushtarësh me 200 trupa ushtarakë.

 

 

Të fundit