Flash News

Rajoni

Vuçiç akuza SHBA-së dhe vendeve të rajonit: Nxitën protestat në Serbi

Vuçiç akuza SHBA-së dhe vendeve të rajonit: Nxitën

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka deklaruar se protestat e fundit ndaj qeverisë kanë patur mbështetje të jashtme nga shërbimet sekrete rajonale dhe disa organizata ndërkombëtare, duke përfshirë USAID dhe National Endowment for Democracy (NED).

Në një intervistë për DRM News, Vuçiç pretendon se protestat që kanë shpërthyer në Serbi nuk janë thjesht shprehje e pakënaqësisë qytetare, por janë përdorur nga faktorë të jashtëm për të destabilizuar vendin.

“Sigurisht që kishte shumë njerëz që dolën në rrugë dhe ata u mbështetën shumë nga vendet rajonale, shërbimet sekrete rajonale, çka nuk është ndonjë sekret i madh. Po ashtu kishte shumë organizata dhe institucione nga jashtë që i mbështesnin ato,” tha Vuçiç , duke shtuar se ai nuk mohon ekzistencën e problemeve të brendshme në vend.

Sipas tij, çdo pakënaqësi është shfrytëzuar nga aktorë të jashtëm për të nxitur protesta të mëdha dhe për të krijuar destabilitet.

Vuçiç përmendi gjithashtu se, sipas tij, USAID dhe NED kanë ofruar trajnime dhe mbështetje për persona që kanë dalë në rrugë dhe nuk janë pjesë e opozitës formale, me qëllim të përgatitjes për veprime kundër qeverisë serbe.

 

Të fundit