Flash News

Rajoni

Vuçiç: Kurti e bëri një truk të mirë dje, por do të jetë jetëshkurtër

Vuçiç: Kurti e bëri një truk të mirë dje, por

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka “tentuar t’u shesë një truk” liderëve evropianë në takimin e djeshëm në Bruksel, por që sipas tij, është një “truk jetëshkurtër”.

Vuçiç i ka cilësuar “mashtrime” ato që ka bërë Kurti në takimin me kancelarin gjerman, Olaf Scholz,  presidentin francez, Emmanuele Macron, kryeministren italiane, Giorgia Meloni, të shoqëruar nga përfaqësuesi i lartë i BE-së, Josep Borrell e emisari i BE-së, Miroslav Lajçak.

Sipas tij, Kurti prezantoi idenë për nënshkrimin e të tri dokumenteve, pasi e dinte se Serbia nuk mund të nënshkruante.

Kurti bëri një truk të mirë, por afatshkurtër dje. Ai e ka paraqitur idenë, të nënshkruajmë të tre dokumentet. Bëhet fjalë për dy marrëveshjet, në Bruksel e Ohër. E propozoi sepse e dinte që Serbia nuk do ta pranonte. Ai nuk është gati të themelojë Asociacionin. Ai nuk do të përmbushë gjithçka, është e qartë se ishte një truk për të blerë kohë”, ka thënë Vuçiç në TV Pink.

Vuçiq ka thënë se kjo është hera e fundit që Kurti e bëri, sepse sipas tij, kjo nuk mund të kalojë më, teksa shtoi se së shpejti pret një vizitë nga Bashkimi Evropian (BE).

 

 

Të fundit