Flash News

Rajoni

Vuçiç: Për Kosovën do duhet të marrim vendime të vështira

Vuçiç: Për Kosovën do duhet të marrim vendime

Në mbrëmjen kur qeveria e tij njoftoi shkrirjen dhe Serbia nisi rrugën drejt zgjedhjeve të reja, Aleksandër Vuçiç iu drejtua me disa mesazhe kombit të tij, në emisionin “Cirilica”, në Tv Happy.

Fokusi i Presidentit serb ishin zgjedhjet e ardhshme, situata ekonomike dhe në mënyrë të veçantë negociatat me Prishtinën zyrtare në Bruksel.

Vuçiç theksoi se situata në Bruksel ishte e ndërlikuar dhe e vështirë, e se do të duhet të merren vendime më të vështira, por se ai e ka të qartë “se çfarë nuk duhet të bëj”.

“Ne i trajtojmë njerëzit gjithmonë si tifozë në stadium, megjithëse unë e kam kaluar atë periudhë, disa thonë me sukses, disa thonë jo. Duhet të kujdesemi për veten dhe të shohim se çfarë mund të bëjmë për Serbinë. Ne luftuam dhe bëmë detyrën tonë. Është e rëndësishme që ne e shpëtuam Serbinë, pavarësisht se edhe sot nuk mund të ndiheni mirë përderisa vazhdon terrori ndaj popullit tonë në Kosovë dhe Metohi”, tha Vuçiç.

Të fundit