Flash News

Rajoni

Zgjedhjet e ardhshme në Mal të Zi, Presidenti Gjukanoviç shpreh mundësinë e mos kandidimit

Zgjedhjet e ardhshme në Mal të Zi, Presidenti Gjukanoviç shpreh

Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç ishte i pranishëm Mynih, ku po mbahet Konferenca e Sigurisë. Ai është pyetur nga mediat në lidhje me zgjedhjet e ardhshme presidenciale në vendin e tij si dhe për marrëdhëniet mes Kosovës e Serbisë.

Gjukanoviç deklaroi se nuk e ka marrë ende vendimin nëse do të kandidojë në zgjedhjet presidenciale të 19 marsit, duke shtuar se në ditët në vijim do të mbajë një qëndrim zyrtar.

“Kam 30 vjet që jam në jetën politike të Malit të Zi. Mendoj se dikush që ka bërë të njëjtën punë për tre dekada ka të drejtë të ndihet i lodhur dhe ka të drejtë të arsyetojë se ndoshta do të ishte më mirë për shoqërinë nëse do të kishte një kandidat të ri”, tha Gjukanoviç.

Të fundit