Flash News

KRYESORE

Rama e refuzoi, por Meta nuk dorëzohet: Të pres në zyrë nesër

Rama e refuzoi, por Meta nuk dorëzohet: Të pres në zyrë

Presidenti Ilir Meta do të jetë nesër në zyrë nga ora 05:00 deri në orën 13:00 i gatshëm për të pritur në takim kryeministrin Edi Rama.

Edhe pse kryetari i qeverisë e refuzoi, sërish kreu i shtetit e ka ftuar për ta takuar e për të diskutuar në lidhje me krizën që vendi po kalon e për të gjetur një zgjidhje.

“Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta i ka ftuar zyrtarisht në takim kryetarin e Partisë Socialiste dhe kryetarin e Partisë Demokratike për të biseduar për situatën politike në vend. Takimi me z.Basha është fiksuar të zhvillohet nesër në ora 09:00. Duke qenë në dijeni që z.Rama është i zënë me takime, Presidenti do të jetë nesër në zyrë nga ora 05:00 deri në ora 13:00 duke pritur sërish që kryeministri të gjejë kohë”, sqaroi zëdhënësi i presidentit, Tedi Blushi për mediat.

Të fundit